“Viti i Gobeklitepes” rrit numrin e turistëve në Sanliurfa

Qyteti i Sanliurfas po përjeton fluks të madh të turistëve edhe jashtë sezonit.

“Viti i Gobeklitepes” rrit numrin e turistëve në Sanliurfa

Qyteti Shanllëurfa (Şanlıurfa), i cili krahas turizmit kulturor është edhe një qendër e rëndësishme e besimit, edhe pse është dimër po përjeton fluks të ngjeshur në sektorin e turizmit në saje të “Vitit të Gobeklitepesë”.

Ky qytet, që vitin e kaluar jetoi ditë intensive në sektorin e turizmit, gjatë kësaj periudhe u vizitua nga mbi 1 milionë turistët vendorë dhe të huaj.

Në Shanllëurfa, ku janë rritë pritshmëritë me shpalljen e vitit 2019 si “Viti i Gobeklitepesë”, krahas stinës së dimrit dhe sezonit të mbyllur turistik po jetohet një gjallëri në turizëm.

Intensiteti që po jetohet në qytet posaçërisht me ardhjen e shumë vizitorëve gjatë fundjavës, bënë të buzëqeshin fytyrat e punonjësve të turizmit dhe pronarëve të dyqaneve.

Krahas stinës së dimrit rajoni e kaloi janarin dhe shkurtin me 60 për qind të normës së shfrytëzimit.

Në saje të Gobeklitepesë, e cila në mbledhjen e 42-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që u organizua vitin e kaluar u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), shumica e hoteleve kanë plotësuar prenotimet për muajt e pranverës.

Në qytetın turistik të Anadollit juglindor, Shanllëurfa, sipas transmetimeve ndodhet Ballëkllëgël (Balıklıgöl), i cilësuar si vendlindja dhe vendi ku është hedhur në zjarr Hz. Ibrahimi, Gobeklitepeja, që cilësohet si pika zero e historisë, nënprefektura Harran, që tërheq vëmendjen me shtëpitë me kube konike dhe nënprefektura Halfeti që spikat me bukuritë e saj natyrore, ku të gjitha këto ofrojnë një mundësi ndryshme për pushim të vizitorëve.



Lajme të ngjashme