Kuzhina turke - Supë kosi

Kosi, është një produkt qumështi që përfitohet me fermentimin e qumështit të valuar. Është një superushqim që konsumohet me dëshirë në shumë vende të botës në forma të ndryshme si ajo me fruta, sade dhe në formë të akullores.

Kuzhina turke - Supë kosi

Kosi, është një produkt qumështi që përfitohet me fermentimin e qumështit të valuar. Është një superushqim që konsumohet me dëshirë në shumë vende të botës në forma të ndryshme si ajo me fruta, sade dhe në formë të akullores. Mirëpo a e dini se ky superushqim është përhapur në botë në saje të turqve dhe se fjala “Yogurt” (Kos), ka hyrë në shumë gjuhë të botës nga gjuha turke? Kosi, i cili ka filluar të përhapet në botë prej shekullit të 19-të, është një ushqim që përdoret në kuzhinën turke me shekuj. Ashtu siç mund të konsumohet vetëm apo duke e përzierë me ëmbëlsira, kosi përdoret edhe si salcë mbi gjella, pasi të tretet me ujë përdoret si pije apo mund të përgatitet edhe supa e kosit. Ne sot do të përcjellim recetën e “supës së kosit” që është njëra prej recetave të shumta të gjellëve me kos.  

Për përgatitjen e supës me kos në mënyrë turke, e cila në Turqi njihet si “Supa Yayla” (Yayla Çorbasi), nevojiten këta përbërës:

  • 6 gota ujë i kockave apo ujë
  • 3 lugë oriz
  • 2 lugë miell
  • 1 e verdhë e vezës
  • 2 gota uji kos
  • 2 lugë çaji krip dhe nenexhik të tharë
  • 2 lugë gjalpë

Përgatitja: Fillimisht ngrohet ujë në një enë. Pasi ti shtohet kripa ujit të valuar i shtohet orizi i larë dhe zihet deri sa të zbutet. Në një enë tjetër tunden e verdha e vezës, mielli dhe kosi. Kësaj mase i shtohet një gotë ujë për ta tretur. Më pas kësaj tretjeje i shtohet ngadalë uji i valuar me oriz për të ngritur temperaturën e kësaj përzierjeje. Pastaj kjo përzierje me kos i shtohet enës ku është duke u zier orizi dhe vazhdohet me zierje edhe për 10 minuta dhe më pas hiqet nga zjarri. Në një tavë të vogël shkrihet gjalpi dhe i shtohet nenexhiku i tharë. Pasi të jetë skuqur për afërsisht 30 sekonde këtë përzierje e shtoni në supë (sipas dëshirës mund të përdoret edhe piper i kuq apo piper i zi) dhe Ju bëftë mirë...



Lajme të ngjashme