Maqedoni – Vlerat kulturore dhe turistike të Turqisë promovohen në Shkup

Me rastin e 21 Dhjetorit, Festës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoni, Zyra Konsullore për Kulturë dhe Promovim pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup ka promovuar vlerat kulturore dhe turistike të Turqisë...

Makedonya'da Türkçe Eğitim Bayramı 01.jpg
Makedonya'da Türkçe Eğitim Bayramı - Çiğdem Güllü 02.jpg

Në një njoftim nga Zyra Konsullore thuhet se me iniciativë të këshilltares për Kulturë dhe Promovim pranë Ambasadës turke në Shkup, Çigdem Gullu, gjatë koncertit që është mbajtur me rastin e 21 Dhjetorit, Festës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoni, në sallën “Boris Trajkovski” janë shpërndarë broshura ku promovohen vlerat kulturore dhe turistike të Turqisë.

Gjatë koncertit po ashtu janë shfaqur video promovuese të Turqisë nëpër ekranet e mëdha të vendosura në sallë.

Çigdem Gullu theksoi në deklaratën e rastit se të ardhurat nga turizmi, të cilat turistët nga Maqedonia kanë lënë në Turqi në vitin 2018, kanë tejkaluar shifrën e 100 milionë eurove.

“Vitin e ardhshëm synojmë që Turqinë ta vizitojnë 300 mijë turistë nga Maqedonia dhe ka këta turistë të sigurojmë 150 milionë euro të ardhura”, u shpreh ajo. / AA



Lajme të ngjashme