Qyteti Os i Kirgizisë zgjidhet Kryeqyteti i Kulturës Turke për vitin 2019

Këshilli i Përhershëm i Ministrave të Kulturës të Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TURKSOY) si kryeqytet të kulturës turke për vitin 2019 zgjodhi qytetin Os të Kirgizisë.

1109417
Qyteti Os i Kirgizisë zgjidhet Kryeqyteti i Kulturës Turke për vitin 2019

Në seancën përmbyllëse të takimit të 36-të të Këshillit të Përhershëm të Ministrave të Kulturës të Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TURKSOY) si kryeqytet i kulturës turke për vitin 2019 u zgjodh qyteti Os i Kirgizisë.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoj (Ersoy) në fjalën e tij përmbyllëse të takimit të 36-të të Këshillit të Përhershëm të Ministrave të Kulturës të Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke bëri të ditur se detyrën e koordinimit i transferuan Kirgizisë.

Duke vënë në dukje se mbledhja e radhës do të organizohet në qytetin Os të Kirgizisë, ministri Ersoy uroi që të takohen aty sërish të gjithë së bashku.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i organizatës TURKSOY, Dusen Kaseinov njoftoi se “qyteti Os është zgjedhur si kryeqyteti i kulturës turke për vitin 2019”, ndërsa i ftoi të gjithë ta vizitojnë këtë qytet.

Kaseinov gjithashtu shtoi se në Kirgizi do të bëhen punime të ndryshme në lidhje me Sheh Shabanë Veli-un (Şeyh Şaban-ı Veli), ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në Os, kryeqytetin e kulturës turke do të organizohet një konferencë e madhe për Sheh Shabanë Veliun. Gjithashtu viti 2019 do të jetë viti i rapsodit turk Ashëk Vejsel (Aşık Veysel) dhe poetit të famshëm azerbajxhanas Imadeddin Nesimi”.

Gjatë programit, ku u bë edhe hapja e ekspozitës së fotografisë TURKSOY, u nënshkruan vendimet dhe komunikata përfundimtare e takimit të 36-të të Këshillit të Përhershëm të Ministrave të Kulturës të Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TURKSOY).

Në fund të programit nga ana e Prefekturës së Kastamonus dhe ministrit Ersoy pjesëmarrësve në këtë takim iu dhanë nga një plaketë. Ndërkaq fituesve në konkursin e tregimeve me temë “Kashgarllë Mahmut” i cili është i njohur për punimet në gjuhët turke.



Lajme të ngjashme