Mevlana përkujtohet në Konya, interes i madh nga vizitorët vendas dhe të huaj

Mevlana Celaledin Rumiu është njëri prej përfaqësuesve të shquar të sufizmit, apo misticizmit islam në Anadoll.

1104593
Mevlana përkujtohet në Konya, interes i madh nga vizitorët vendas dhe të huaj

Mevlana Celaleddin-i Rumi u përkujtua me ceremoninë në 745-vjetorin e vdekjes.

Dita e katërt e ceremonisë ndërkombëtare të përkujtimit të 745-vjetorit të vdekjes së Mevlanës, “dita e dasmës” ose “Sheb-i Arus”, që këtë vit realizohet me temën “Vakti i përshëndetjes”, mori fund me aktivitetet e zhvilluara në qytetin Konya.

Në ceremonitë e përkujtimit, që zhvillohen çdo vit gjatë datave 7-17 dhjetor, marrin pjesë mijëra vizitorë, që vijnë nga brenda dhe jashtë vendit.

Në kuadër të aktiviteteve, pavionet e promovimit të personave, institucioneve dhe organizatave në ambientet e Qendrës së Kulturës së Mevlanës, vizitohen me interes nga vizitorët.  

Në kuadër të punimeve të atelierëve, që organizohen çdo mbrëmje përgjatë gjithë aktivitetit në këtë qendër, këtë mbrëmje, mjeshtri i fyellit, Ahmed Sahin, do të bëjë një prezantim të artit të fyellit për vizitoren e interesuar.

Në Sallën e Semazenëve të Qendrës së Kulturës Mevlana, Kolektivi i Muzikës Historike Turke të Stambollit, solisti i të cilit ishte Ahmet Ozhan, dhanë shfaqe me veprat e tyre për vizitorët.

Pas bisedimit ‘Mesnevi’ të Omer Tugrul Inançer, u ekzekuta shfaqja (ayin-i sherifi) e semazenëve (dervishët rrotullues), nga ana e Kolektivit të Muzikës Mistike Turke të Konjas.

Për aktivitetin treguan interes të madhe shumë turistë vendas dhe të huaj.

Prej interesit të madh të turistëve iranianë, prezantimi, krahas turqishtes dhe anglishtes, u bë edhe në persisht.  



Lajme të ngjashme