Shqipëri – Mbahet në Tiranë Takimi i të Diplomuarve në Turqi

Në kryeqytetin Tiranë të Shqipërisë u mbajt të dielën takimi i shqiptarëve të diplomuar në Turqi, organizuar nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet Mike (YTB) në bashkëpunim me Shoqatën e të Diplomuarve në Turqi (TUMED)...

YTB Başkanı Abdullah Eren Arnavutlukta - Türkiye Mezunları Buluşması 03.jpg
YTB Başkanı Abdullah Eren Arnavutlukta - Türkiye Mezunları Buluşması 02.jpg

Në kryeqytetin Tiranë të Shqipërisë u mbajt të dielën takimi i shqiptarëve të diplomuar në Turqi, organizuar nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet Mike (YTB) në bashkëpunim me Shoqatën e të Diplomuarve në Turqi (TUMED).

Siç bën të ditur Agjencia Anadolli, të njëjtën ditë u inaugurua me ceremoni edhe Shoqata e të Diplomuarve në Turqi, ku të pranishëm ishin kreu i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet Mike, Abdullah Eren, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe shumë të ftuar.

Në fjalën përshëndetëse, presidenti i YTB-së, Abdullah Eren, vuri në pah se që nga viti 2012 e këtej po ofrojnë bursa, të njohura si “Bursat e Turqisë” (Turkey Scholarships), për mijëra të rinj nga pothuajse çdo vend i botës, të cilët i presin si mysafirë në Turqi.

Pasi nënvizoi se marrëdhëniet e viteve të fundit ndërmjet liderëve të dy shteteve kanë dhënë kontribut madhor në zhvillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Turqi-Shqipëri, Eren vijoi me këto fjalë: “Interesimi dhe lidhja e Turqisë me Ballkanin dhe sidomos marrëdhëniet me Shqipërinë janë raporte të dy shteteve mike. Është e pamundur që të ndash Turqinë nga Shqipëria në aspektin historik.”

Ai rikujtoi më tej se Shoqata e të Diplomuarve në Turqi ka një zyrë aktive në Tiranë duke shprehur dëshirën që kjo shoqatë të përqafojë sa më shumë të diplomuar.

Duke tërhequr vëmendjen se YTB-ja ka zhvilluar rreth 50 takime në vitin 2017, Eren tha se aktualisht kanë 22 shoqata në 19 shtete për të diplomuarit në Turqi dhe se shpresojnë që numrin e tyre ta rrisin në mbi 50 deri në fund të vitit 2019.

Kreu i YTB-së theksoi gjithashtu se Shqipërinë e shohin si bastion të stabilitetit në Ballkan.

“Shqipëria e fuqishme nënkupton një Ballkan të fuqishëm dhe Ballkani i fuqishëm nënkupton Turqinë e fuqishme. Ne jemi në dijeni të kësaj”, tha ai.

“Aktualisht, ne si institucion po ofrojmë bursa në Turqi për 17 mijë e 455 studentë ndërkombëtarë nga 160 shtete të botës”, shtoi Eren.

Kurse ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, potencoi se Shqipëria është “fqinj shpirtëror” edhe pse Turqia nuk ka një kufi fizik me këtë shtet.

“Kjo rrugë, e cila ka për qëllim trajtësimin e së ardhmes sonë të përbashkët me projekte konkrete duke marrë frymëzim nga e kaluara, do të vazhdojë”, siguroi shefi i misionit diplomatik turk në Shqipëri.

Duke shprehur bindjen e tij se Shoqata e të Diplomuarve në Turqi do të ofrojë kontribute të rëndësishme në punët e Ambasadës, Yoruk tha se janë të sigurt që do të bëjnë më të larmishme dhe do të thellojnë në kuptim shumë më të mirë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat po zhvillohen në një trend pozitiv.

“Ju në të vërtetë po formoni këmbët kryesore të urës lidhëse Turqi-Shqipëri dhe ne si përfaqësues të Ambasadës së Turqisë duam që t’ju shohim gjithmonë afër dhe brenda Ambasadës sonë, sepse ne ju vlerësojmë si një pjesë e jona”, shtoi ai.

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Xhemal Gjunkshi, deklaroi se Turqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat bazohen në shekuj.

Ai tha se vitin e kaluar në Stamboll, në kuadër të YTB-së, kanë realizuar një takim, ku kanë gjetur mundësinë e takimit me miqtë e vjetër.

Duke theksuar se kjo platformë ka mundësuar përfitimin e miqësive ndërkombëtare, Gjunkshi u shpreh me këto fjalë: “Dua të falënderoj qeverinë dhe sidomos Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen e ofruar për neve, në mënyrë të vazhdueshme dhe të plotë. Ky arsimim është mundësuar me taksat e shtetasve të Turqisë. Me këtë rast shpreh mirënjohjet e mia të thella për gjithë popullin turk.”

Kryetari i Shoqatës së të Diplomuarve në Turqi nga Shqipëria, Egert Haxhiu, rikujtoi se rreth 3 mijë qytetarë të Shqipërisë janë arsimuar në Turqi deri tani.

“Në emër të të diplomuarve në Turqi, shprehim mirënjohjet tona për YTB-në, e cila ka mbështetur studentët shqiptarë me bursa dhe me kushte të tjera të ofruara, si dhe njerëzit e dalluar dhe shumë të çmuar të Turqisë, shtet mik dhe vëlla”, u shpreh Haxhiu.

Ky takim synohet të kthehet në një traditë për të mbledhur së bashku të diplomuarit në universitete të ndryshme të Turqisë me qëllim forcimin e lidhjeve mes tyre, por edhe për të kontribuuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Të diplomuarit në Turqi kanë arritur suksese në fusha të ndryshme në Shqipëri.



Lajme të ngjashme