Paris – Një fragment i shkallëve origjinale të Kullës “Eiffel” shitet për 169 mijë euro

Shkalla spirale e ndërtuar në vitin 1889 ishte pjesë e atyre origjinale që fillojnë nga kati i dytë dhe ai i tretë i veprës më të famshme të metropolit më të madh francez...

Paris – Një fragment i shkallëve origjinale të Kullës “Eiffel” shitet për 169 mijë euro

Një pjesë e shkallëve origjinale të Kullës “Eiffel”, një prej objekteve botërisht më të njohura, është shitur për 169 mijë euro.

Ky fragment spiral i shkallëve origjinale të strukturës së çeliktë, e cila tërheq miliona turistë në kryeqytetin Paris të Francës, doli në shitje me ankand.

Shkalla spirale e ndërtuar në vitin 1889 ishte pjesë e atyre origjinale që fillojnë nga kati i dytë dhe ai i tretë i veprës më të famshme të metropolit më të madh francez.

Me ndërtimin e një ashensori për katet e sipërme në vitin 1983, shkalla u çmontua dhe nda në 24 pjesë.

Ekspertët parashikonin që ky fragment spiral i shkallëve origjinale të Kullës “Eiffel” të kapte vlerën e 500 mijë eurove në ankand, por blerësi më këmbëngulës ofroi vetëm 1/3 e çmimit të synuar.


Fjalët Kyçe: Kulla Eiffel , shkallë , ankand , Paris , Francë

Lajme të ngjashme