Turqi - Në tumën Yumuktepe të Mersinit zbulohet një vulë 9 mijë vjeçare

Në gërmimet arkeologjike të kryera në tumën Yumuktepe me një të kaluar që daton nga vitet 7 mijë e që ndodhet në Mersin është zbuluar një vulë e vjetër afërsisht 9 mijë vjet.

Turqi - Në tumën Yumuktepe të Mersinit zbulohet një vulë 9 mijë vjeçare

Në gërmimet arkeologjike të kryera në tumën Yumuktepe me një të kaluar që daton nga vitet 7 mijë e që ndodhet në Mersin është zbuluar një vulë e vjetër afërsisht 9 mijë vjet.

Punimet e sivjetme arkeologjike në tumën Yumuktepe, e cila është njëra prej vendbanimeve më të vjetra të Anadollit, morën fund.

Në këto punime të udhëhequra nga Prof. Dr. Isabella Caneva, lektore në Fakultetin e Arkeologjisë pranë Universitetit Lecce të Italisë, ekipi i përbërë nga 25 arkeologë gjeti një maje shigjete prej obsidiani, një vulë me forma gjeometrike për të cilën supozohet se është përdorur gjatë viteve 6 mijë e 800 dhe në shtresën kalkolitike janë gjetur edhe një numër i madh i gurëve të vegjël për të cilat supozohet se janë përdorur për llogari ose për hobe.

Drejtuesja e gërmimeve Dr. Caneva bëri të ditur se punimet e gërmimit këtë vit zgjatën 2 muaj e gjysmë.

Ajo bëri të ditur se gjatë gërmimeve kanë arritur në të dhëna të mira në lidhje me të kaluarën e këtij rajoni, ndërsa shtoi se gjësendet e gjetura janë dërguar në muze.

Duke vënë në dukje se së bashku me majën e shigjetës është gjetur edhe një vulë, Caneva tha: “Kemi gjetur një vulë me një të kaluar afërsisht 9 mijë vjeçare. Vula është pronë private. Ajo përdorej për tu dalluar në shoqëri. Mbi të janë të punuara forma të ndryshme gjeometrike”.

Në mes tjerash Caneva tha se në shtresën kalkolitike janë gjetur edhe një numër i madh i gurëve të vegjël për të cilat supozohet se janë përdorur për llogari ose për hobe.

“Këto gurë mund të mos jenë përdorur si armë, unë mendojë se ato janë përdorur për llogari. Sepse nëse bëhet tregti atëherë duhet numëruar. Në atë kohë nuk kishte asnjë shkrim, këto gurë duhet të jenë përdorë si mjet për numërim”, bëri të ditur Dr. Caneva.  



Lajme të ngjashme