Del udhëzuesi i ri për mësimin e turqishtes për migrantët

Me kontributin e akademikëve turq dhe të huaj Instituti “Yunus Emre” (YEE) ka përgatitur “Udhëzuesin për Aplikues – Për arritjet e para në turqisht”, qi synon mësimin sa më lehtë të turqishtes nga migrantët dhe azilantët.

Del udhëzuesi i ri për mësimin e turqishtes për migrantët

Instituti “Yunus Emre” (YEE), i cili është krijuar për përhapjen e gjuhës turke, ka përgatitur “Udhëzuesin për Aplikues – Për arritjet e para në turqisht”.

Projekti synon mësimin sa më lehtë të turqishtes nga migrantët dhe azilantët.

Me këtë udhëzim do të mësohet turqishtja e një niveli poshtë A1.

Kështu, nga ky udhëzim do të përfitojnë edhe emigrantët dhe azilantët e rritur, të cilët nuk kanë pasur mundësi shkollimi.

Në këtë mënyrë migrantët dhe refugjatët do të kenë mundësi që të shprehen më mirë dhe lirshëm në Turqi, po ashtu ata do të marrin pjesë më me lehtësi në kurset profesionale që ndjekin.

“Udhëzuesi për Aplikues – Për arritjet e para në turqisht” është përgatitur me kontributin e akademikeve turq dhe të huaj.

Udhëzuesi do t’u dërgohet mësimdhënëse të interesuar.

 


Lajme të ngjashme