Muzeu i Shkencës në Londër mirëpret ekspozitën "Dielli"

Ekspozita “Dielli”, e hapur në muzeun e Londrës, po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve, pasi shfaq lidhjen mijëravjeçare mes diellit dhe njerëzimit.

Muzeu i Shkencës në Londër mirëpret ekspozitën "Dielli"

Ekspozita “Dielli”, e hapur në muzeun e Londrës, po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve, pasi shfaq lidhjen mijëravjeçare mes diellit dhe njerëzimit.

Muzeu i Shkencës në Londër, hapi të shtunën dyert për vizitorët e ekspozitës "The Sun: Living With Star" (Dielli: Bashkëjetesa me yllin), e cila prezanton shembuj të shumtë që flasin për marrëdhëniet midis diellit dhe kohës, shëndetit dhe energjisë, përfshirë përvojat dhe pamjet vizuale.

Ekspozita në fjalë synon të paraqesë varësinë e njeriut nga “ylli i gjallë”, për çka vizitorëve u ekspozon shumë objekte historike dhe instrumente shkencore, përfshirë edhe modelin planetar nga viti 1712 të instrument-prodhuesit britanik John Rowley, profecitë që lidhen me diellin mbi tabletat e Babilit dhe një panel energjie diellore nga shekulli i 19-të. 

Një pasqyrë konkave kineze, që daton nga viti 200, para erës së re, që është përdorur për të ndezë zjarr, foto-aparati i cili ka shkrepur fotografinë e parë të diellit në vitin 1857, një orë xhepi nga shekulli i 19-të që ka funksionuar me energji diellore dhe një fuçi prej druri, e përdorur për të kuruar fëmijët me tuberkuloz përmes rrezeve të diellit, janë ndër pjesët më interesante të ekspozuara në muze.

Një nga panelet e energjisë diellore, të cilin 40 vjet më parë ish- presidenti amerikan, Jimmy Carter, e quajti si burimi i energjisë të së ardhmes, por që më vonë pasardhësi i tij Ronald Reagan e dërgoi në depo magazinimi, është po ashtu pjesë e ekspozitës në fjalë.

Kyle Osbrink, nga muzeu i Londrës, duke folur për Anadolu Agency (AA), tha se qëllimi i ekspozitës “Dielli”, është të rrisë tek njerëzit njohuritë që kanë të bëjnë me ndërlidhjen e njerëzimit me diellin.

Ai thotë se një nga pjesët më interesante të ekspozitës në fjalë, fokusohet tek efektet e diellit mbi shëndetin e njeriut.

Ndër pjesët më interesante në ekspozitë, është një dush me ndriçim elektrik i cili u shpik nga mjeku amerikan John Harvey Kellogg, shpikësi i ushqimit me drithëra për mëngjes.

"Instrumenti kishte për qëllim të trajtojë sëmundjet e lehta siç janë diabeti dhe reumatizmi me rrezet e diellit artificial të krijuara nga llamba, por në fund rezultoi të jetë një gjë e dështuar", tha Osbrink.

Ai tha se një studimi i kryer nga Muzeu dhe organizata "YouGov", një kompani kërkimore në internet, flet se 25 për qind e njerëzve në Britani nuk kanë njohur se Dielli është një yll, ndërsa 80 për qind kurrë nuk kanë dëgjuar termin "moti në hapësirë".

Ekspozita “Dielli”, synon edhe informimin e vizitorëve mbi efektet e mundshme të stuhive diellore dhe do të jetë e hapur deri më 6 maj 2019. (AA)



Lajme të ngjashme