Në Konja vazhdon Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Mistike për 811-vjetorin e lindjes së Mevlanës

Në Edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Mistike në Konja, të zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të 811-vjetorit të lindjes së Mevlanës (Muhammed Celâleddîn-i Rumi) performoi edhe muzikanti maroken Redwan El Asmar.

Në Konja vazhdon Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Mistike për 811-vjetorin e lindjes së Mevlanës

Muzikanti maroken, Redwan El Asmar dha një shfaqje në qytetin e Konjas (Konya).

Në Edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Mistike në Konja, të zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të 811-vjetorit të lindjes së Mevlanës (Muhammed Celâleddîn-i Rumi), Redwan El Asmar, që u takua me muzikëdashësit në Sallën Sulltan Veled, të Qendrës së Kulturës Mevlana, në koncert u ofroi të pranishmëve shembuj të muzikës marokene të ndikuar nga traditat spanjoll që është shumë e thellë dhe pasqyron pozicionin gjeografik të vendit, skllevërit afrikanë të Saharasë së poshtme, muzikantët e Lindjes së Mesme dhe Amazigh-ët (Berberiler, popull më i vjetër që dihet që kanë jetuar në Afrikën e Veriut).   

Në ditën e katërt të festivalit të organizuar nga ana Prefekturës së Konjas dhe Drejtorisë së Departamentit të Kulturës dhe Turizmit të Rrethit, krahas shumë turistëve vendas dhe të huaj, një interes të madh për koncertin treguan edhe studentët e huaj, që studiojnë në Konja.

Në festival, demi më tani kanë marrë pjesë 133 grupe nga 47 vende dhe qindra artistë.

Në Edicionin e 15-të të Festivalit artistë dhe grupe muzikore nga Uzbekistani, Azerbajxhani, Afganistani, Irani, Iraku-Kirkuku, Maroku, Libani, Spanja dhe Turqia.

Në kuadër të festivalit, në koncertet që do të zhvillohen sot në Sallën Sulltan Veled, të Qendrës së Kulturës Mevlana dhe Qendrën e Kongreseve, Selçukllu, do të dalë në skenë Dalina Jabbour (Liban), nesër më 25 shtator do të performojë grupi Shems (Iran), më 26 shtator Arianna Savall (Spanjë), më 27 shtator do të japë koncert grupi i Trashëgimisë së të Parëve nga Kirkuku (Irak), më 28 shtator do të dalë në skenë Zabit Nebizade (Azerbajxhan), më 29 shtator do të japë koncert grupi i Muzikës Mistike Turke të Konjas dhe Munojot Yo'lchiyeva (Uzbekistan) kurse në 30 shtator do të dalë në skenë grupi “Vallja e Shpirtit”, Alimollu (Alimoğlu).

Mevlana (Rumi) është një poet, mendimtar, dijetar dhe teolog, që ka jetuar në shekullin e 13-të në Konja.  



Lajme të ngjashme