Aktiviteti “Ditët e Turqisë” për të dytin vit radhazi në Tiranë

Instituti “Yunus Emre” në Tiranë, me kontributin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, do të organizojë për të dytin vit radhazi aktivitetin “Ditët e Turqisë”, me moton “Sa afër jeni me Turqinë”...

Aktiviteti “Ditët e Turqisë” për të dytin vit radhazi në Tiranë

Instituti “Yunus Emre” në Tiranë, me kontributin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, do të organizojë për të dytin vit radhazi aktivitetin “Ditët e Turqisë”, me moton “Sa afër jeni me Turqinë”.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive dhe institucioneve turke, “Ditët e Turqisë” do të organizohen në Sheshin "Skënderbej" të kryeqytetit shqiptar, në datat 25-27 shtator, sipas njoftimit të Institutit “Yunus Emre” në Tiranë.

Në stendat promovuese do të prezantohen kultura, arti, gatimet tradicionale dhe muzika turke.

Çdo mbrëmje do të organizohen gjithashtu koncerte dhe aktivitete shumëngjyrëshe, ku qytetarët shqiptarë do të njihen me kulturën turke. / AA



Lajme të ngjashme