Turqia zgjedh filmin “Pema e Gorricës” si kandidat për çmimet “Oscar”

Turqia zgjodhi të premten filmin “Pema e Gorricës”, me regji të fituesit të Palmës së Artë në Kanë, Nuri Bilge Ceylan, si kandidat të vendit për Oskar në edicionin 91. të Çmimeve të Akademisë 2019...

Turqia zgjedh filmin “Pema e Gorricës” si kandidat për çmimet “Oscar”

Turqia zgjodhi të premten filmin “Pema e Gorricës”, me regji të fituesit të Palmës së Artë në Kanë, Nuri Bilge Ceylan, si kandidat të vendit për Oskar në edicionin 91. të Çmimeve të Akademisë 2019.

Një bord përzgjedhës prej 17 anëtarësh, formuar nga përfaqësues të shoqatave profesionale turke të kinematografisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Kinemasë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, zgjodhi këtë film si kandidat të Turqisë për Çmimet e Akademisë në Kategorinë e Gjuhëve të Huaja, gjatë një takimi në Stamboll.

Një bashkëprodhim nga Turqia, Franca, Gjermania dhe Bullgaria, filmi “Pema e Gorricës” i Ceylan u përzgjodh në mesin e 12 produksioneve që kishin aplikuar si kandidat të Turqisë për Oskar.

Rolet protagoniste të filmit “Pema e Gorricës”, premiera e të cilit u shfaq në maj gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, luhen nga Dogu Demirkol, Murat Cemcir dhe Bennu Yildirimlar.

Filmi tregon historinë e një të riu të pasionuar pas letërsisë që dëshiron të jetë shkrimtar. Ai kthehet në fshatin ku ka lindur dhe punon me mish e shpirt për të grumbulluar paratë që i nevojiten për të publikuar librin, por borxhet e babait të tij e pengojnë.

Edicioni 91. i Çmimeve të Akademisë planifikohet të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në muajin shkurt 2019.



Lajme të ngjashme