Steven Sigal angazhohet për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-ShBA

Aktori amerikan i njohur për filmat e zhanrit aksion, Steven Seagal, i cili kohë më parë ka marrë edhe shtetësinë ruse, është emëruar për përfaqësues të posaçëm për lidhjet humanitare amerikano-ruse.

1026175

Ministria e Jashtme ruse, bëri të ditur se Seagal është emëruar në pozitën e përfaqësuesit të posaçëm në mënyrë që të kontribuojë për përmirësimin e raporteve të përkeqësuar së fundmi mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Seagal do të jetë i fokusuar në raportet humanitare mes dy vendeve.

"Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Seagal do të punojë në fushat e kulturës, artit, shoqërisë dhe të rinjve", thuhet në njoftim.

Aktori në fjalë, i cili me angazhimin e tij i ngjanë ambasadorit të vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara, për këtë detyrë nuk do të marrë kompensim material. (AA)

Lajme të ngjashme