”Sokaku i të marrëve”, festa që gjallëron rrugicat e Gjirokastrës

Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve sjell “Sokaku i të marrëve” në qytetin e kalldrëmtë, Gjirokastër.

”Sokaku i të marrëve”, festa që gjallëron rrugicat e Gjirokastrës

Është koha e shfaqjeve në sheshe të hapura  por është dhe koha e premierave të mëdha.

Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve solli “Sokaku i të marrëve” në qytetin e kalldrëmtë, Gjirokastër.

Muzika më e bukur e jugut, trashëguar brez pas brezi nisi nga oborret e shtëpive gjirokastrite, për të kulmuar në mbrëmje me premierën absolute në Odeonin Bashtea e Teqese.

Këngët, vallet dhe muzika e bukur iso polifonike ndezën rrugët e gurta të qytetit duke sjellë dhe njëherë për turistët vendas dhe të huaj traditat dhe vlerat e veçanta që kanë shqiptarët si popull.

Festa e madhe e “Sokakut të të marrëve” priti vizitorët dhe të pasionuarit në qytetin jugor për të festuar dhe gëzuar nën ritmet e muzikës popullore të shoqëruar me instrumente dhe valltarë. (ATSH)



Lajme të ngjashme