Anne Marie dha një koncert të paharrueshëm në Antalja

Marie e filloi koncertin duke thënë “Mirëserdhët në Antalja” në turqisht dhe bëri të ditur se edhe më parë ka ardhur në Turqi dhe do të vazhdojë të vijë edhe në të ardhmen.

Anne Marie dha një koncert të paharrueshëm në Antalja

Këngëtarja dhe autorja angleze, Anne Marie u takua me simpatizantët në Antalja.

Marie e filloi koncertin duke thënë “Mirëserdhët në Antalja” në turqisht dhe bëri të ditur se edhe më parë ka ardhur në Turqi dhe do të vazhdojë të vijë edhe në të ardhmen.   

Ajo bëri të ditur se ndjehet e lumtur që gjendet në Antalya.

Këngëtarja e famshme angleze qëndroi në skenë për gati një orë dhe u ndoq me entuziazëm nga 2 mijë muzikëdashës vendas dhe të huaj.

Albumin e parë të karrierës së saj ajo e nxori në vitin 2013-të me emrin “Summer Girl” ndërsa karrierën solo e vazhdoi me duetet me Magnetic Man, Gorgon City, Rudemental.

Dueti së bashku me Clean Bandit në vitin 2016-të, ”Rockabye” siguroi që këngëtarja e re dhe e talentuar të kapë majat.


Fjalët Kyçe: Anne Marie , Antalya , koncert , Rockaby

Lajme të ngjashme