Ed Sheeran akuzohet sërish për plagjiaturë, i kërkohen 100 milionë dollarë

Kantautori i famshëm britanik, Ed Sheeran, është sërish nën akuzë. Ai është paditur për shumën e 100 milionë dollarëve, pasi dyshohet se ka kopjuar nga Marvin Gaye disa pjesë të këngës “Lets get it on”...

Ed Sheeran akuzohet sërish për plagjiaturë, i kërkohen 100 milionë dollarë

Kantautori i famshëm britanik, Ed Sheeran, është sërish nën akuzë. Ai është paditur për shumën e 100 milionë dollarëve, pasi dyshohet se ka kopjuar nga Marvin Gaye disa pjesë të këngës “Lets get it on”.

Kënga ishte hit në vitin 1973 dhe një nga klasiket që i rezistoi më gjatë klasifikimeve botërore, por disa pjesë nga hiti i Ed Sheeran me sa duket janë identike me atë të 45 viteve më parë.

Sipas dokumenteve zyrtare, dy këngët ngjasojnë me njëra tjetrën në melodi, ritëm, harmoni, daulle, bas, në tempin e këngës dhe në kor. Ed Sheeran është përballur edhe më herët me akuza po për të njëjtën këngë, por gjithnjë i ka mohuar ato.

Akuza më e fundit është depozituar nga një kompani, e cila zotëron të drejtën e autorit të Marvin Gaye. Një vit më parë, Ed Sheeran fitoi 20 milionë dollarë në një tjetër çështje, pasi u akuzua për shkelje të së drejtës së autorit për këngën e tij hit, “Photograph”.

Autorët Thomas Leonard dhe Martin Harrington ngritën padi ndaj këngëtarit britanik, pasi kjo këngë, sipas tyre, kishte të njëjtën strukturë si kënga e tyre “Amazing”. Ed Sheeran ende nuk e ka komentuar këtë akuzë.



Lajme të ngjashme