Dokumentari i TRT-së për vuajtjet e refugjatëve sirianë merr çmim ndërkombëtar

Dokumentari me titull “Vdekja e Heshtur” me regji të Muhsine Ennaimi në Itali u vlerësua me çmimin e “Hulumtimit më të Mirë”.

Dokumentari i TRT-së për vuajtjet e refugjatëve sirianë merr çmim ndërkombëtar

Dokumentari me titull “Vdekja e Heshtur” me regji të Muhsine Ennaimi në Itali u vlerësua me çmimin e “Hulumtimit më të Mirë”.

Në dokumentar shpjegohen historitë e tmerrshme të refugjatëve sirianë në Liban.

Belgeselde, Lübnan'da yaşayan Suriyeli göçmenlerin kan donduran hikayeleri anlatılıyor.

Refugjatët sirianë Ebu-Ahmed dhe Abdallah, për të ngopur me bukë barkun e familjeve të tyre si zgjidhje të fundit shitën veshkat për 25 mijë dollarë, por pavarësisht kësaj ata nuk i morën lekët e premtuara.

Refugjatët sirianë bënë të ditur se pasi shitën veshkat përjetuan probleme të tmerrshme shëndetësore.

Në dokumentar zë vend edhe reportazhi me një asistent të operacioneve që ka dëshmuar veprimet e jashtëligjshme, reportazh ky që të ngrin gjakun.  

Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Turqisë, TRT, Ibrahim Eren theksoi se TRT-ja do të vazhdojë të jetë zëri i të heshturve dhe përgëzoi ekipin e dokumentarit.

Në fushën ndërkombëtare TRT deri më tani ka marrë më shumë se 100 çmime.

Filmi me titull “I ftohti i Kalandarit” (Kalandar Soğuğu), realizim në vitin 2015 në partneritet me TRT-në, ka marrë rreth 20 çmime në 13 festivale të filmit, duke arritur kështu një rekord që vështirë se thyhet.  

Edhe filma të tillë si Peshku në Ujë, Të gjitha lumturitë janë të mundura, Gruri, Sorra e Zezë dhe Biçikleta e kaltër kanë marrë çmime ndërkombëtare.

Edhe filmi “Pema e Gorricës” me regji të Nuri Bilge Xhejlan (Nuri Bilge Ceylan) i mbështetur nga TRT është parë i denjë për shumë çmime ndërkombëtare.  

 



Lajme të ngjashme