Francë – Një tablo e Van Gogh shitet për më se 7 milionë euro

“Riparueset e rrjetave në duna”, pikturë e vitit 1882, u shit për 7 milionë e 65 mijë euro tek një koleksionist amerikan, ndërkohë që kjo vepër vlerësohej 3-5 milionë euro...

Francë – Një tablo e Van Gogh shitet për më se 7 milionë euro

Një tablo e piktorit me famë botërore, Vincent Van Gogh, u shit të hënën për më shumë se 7 milionë euro në Paris, gjatë ankandit të parë në Francë të një vepre të artistit holandez prej më shumë se 20 vitesh.

“Riparueset e Rrjetave në Duna” (Women Mending Nets in the Dunes), pikturë e vitit 1882, u shit për 7 milionë e 65 mijë euro tek një koleksionist amerikan, ndërkohë që kjo vepër vlerësohej 3-5 milionë euro.

Kjo tablo i përket fazave të para të karrierës së Van Gogh, që i dhuroi një frymë dhe qasje të re artit të pikturës.

Shitja e fundit në ankand e një vepre të piktorit holandez në Paris përkon në mes të viteve 1990 dhe bëhet fjalë për tablonë e quajtur “Kopshti në Auvres” (Le Jardin a Auvers), e cila arriti vlerën e 10 milionë dollarëve.

Ndërsa vepra me të cilën Van Gogh theu rekordin botëror, është “Portreti i Dr. Gachet” (Portrait of Dr. Gachet), shitur për 82,5 milionë dollarë në vitin 1990.



Lajme të ngjashme