Koncerti i Rita Orës në Tiranë, spektakël dhe emocione për të pranishmit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhuroi spektakël dhe emocione mbrëmjen e kësaj të diele në sheshin “Skëndërbej”.

Atmosfera është ndezur nën ritmet e muzikës dhe performancës së shkëlqyer të Rita Orës ndërsa sheshi ishte i populluar nga qytetarë dhe adhurues të këngëtares.

Menjëherë sapo është ngjitur në skenë këngëtarja, publiku shqiptar e ka mirëpritur, duke brohoritur e kërcyer në ritmet e mrekullueshme të muzikës së saj.

Pas shkëlqimit të Ermal Metës në koncertin e 1 qershorit, është Rita Ora ajo që ndez skenën e sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Koncerti u realizua me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Koncerti ka filluar ne orën 18.00 me disa “DJ” të famshëm. Më pas performuan këngëtarët Kida dhe Yli Limani, për të mbërritur me performancën e Rita Orës.

Këtë verë, Tirana do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore. (ATSH)

Lajme të ngjashme