Në Francë hapet ekspozita me fotografi “Pallati Yildiz”

Ndërmjet datave 30 maj-7 qershor në ndërtesën e Bashkisë së Lionit do të qëndrojë e hapur për artdashësit ekspozita me fotografi “Pallati Yildiz” në Stamboll, një koleksion i Sulltanit Abdulhamid II.

981492
Në Francë hapet ekspozita me fotografi “Pallati Yildiz”

Artdashësit do të kenë mundësi të vizitojnë në Francë ekspozitën me fotografi “Pallati Yildiz” në Stamboll, një koleksion i Sulltanit Abdulhamid II dhe që pasqyron marrëdhëniet politike, sociale, kulturore dhe ekonomike të Perandorisë Osmane në vitet e fundit të saj me botën e jashtme.

Ekspozita gjithashtu përfshin fotografi që tregojnë edhe marrëdhëniet osmano-franceze në shekullin 19-të. Ekspozita do të hapet në ndërtesën e Bashkisë së Lionit me kontributet e Ambasadës turke në Paris dhe Konsullatës së Përgjithshme turke të Lionit dhe do të mund të vizitohet deri në 7 qershor.

Kuratori i ekspozitës do të jetë fotografi profesionist Kamil Fırat.

Më 9 qershor e njëjta ekspozitë do të hapet në qytetin Vienne.

Koleksioni i Fotografive “Pallati Yildiz” është një thesar unik me 911 albume dhe 36.585 fotografi bardhë-zi. Në ekspozitë do të shfaqet edhe filmi dokumentar me titull “Të shikosh nga pallati” (Saraydan Bakmak), i cili sjell në ekran historinë e krijimit të këtij koleksioni. Dokumentari do të jetë me titra në frëngjisht.

Qëllimi i këtij projekti artistik është që udhëkryqet e Perandorisë Osmane me komunitete të ndryshme ti prezantojë përmes Koleksionit me Fotografi “Pallati Yildiz”, i cili është një trashëgimi kulturore me vlera unike jo vetëm për Turqinë, por edhe kulturën botërore.

Promovimi i projektit në botë do të vazhdojë me botime dhe aktivitete të ndryshme që do të organizohen nga Qendra e Aplikimit dhe Kërkimeve “Sulltan Abdulhamidi II”.



Lajme të ngjashme