Program mahnitës me rastin e 565-vjetorit të ngadhënjimit të Stambollit

565-vjetori i ngadhënjimit të Stambollit do të festohet me një program që do të zhvillohet në Haliç (Briri i Artë).

Program mahnitës me rastin e 565-vjetorit të ngadhënjimit të Stambollit

565-vjetori i ngadhënjimit të Stambollit do të festohet me një program që do të zhvillohet në Haliç (Briri i Artë).

Në programin e organizuar në bregun e Qendrës së Kongreseve në Haliç do të japë koncert Ekipi i Muzikës Mistike Historike Turke të Ministrisë së Kulturës.

Pas koncertit, me pjesëmarrjen e protokollit të Stambollit, Presidentit Rexhep Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe parisë shtetërore do të realizohet programi i iftarit. Kurse pas këtij programi, për nder të 565-vjetorit, do të fillojë “Shfaqja e Posaçme e Ngadhënjimit (Fethi)”.  

Gjithashtu në program do të dalë në skenë edhe Unioni i Bandës Muzikore (Mehter) Ushtarake të Forcave të Armatosura Turke dhe do të realizohet një shfaqe madhështore e shoqëruar me efekte uji, drite dhe laseri e përgatitur veçanërisht me rastin e këtij evenimenti.

Me rastin e “Shfaqjes së Posaçme të Ngadhënjimit” mbi bregdet në 50 metra distancë nga bregu është ngritur një platformë e veçantë mbi sipërfaqen e detit.

Për shfaqen tredimensionale, që do të pasqyrohet në skenën me përmasa 78x18 metra, është përgatitur një film me gjatësi 20 minuta.

Ndërsa shfaqja e ujit, dritave, laserit dhe perdja e ujit do të realizohet në platformën me përmasa 30x90 metra.  

Gjithashtu do të rivihet në skenë ngadhënjimi i Stamboll i realizuar nga gjeniu i madh që mbylli një epokë dhe hapi një tjetër, Fati Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari dhe ushtarët e tij fitimtarë, trima dhe të bekuar.



Lajme të ngjashme