Shqipëria gati për Festivalin Evropian të Këngës, Eugent Bushpepa i treti në skenë

Mbrëmjen e 8 majit garojnë 19 gjysmëfinalistë: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qiproja e Jugut...

Shqipëria gati për Festivalin Evropian të Këngës, Eugent Bushpepa i treti në skenë

Shqipëria do të nisë sot përfaqësimin në Festivalin Evropian të Këngës, “Eurovision”, i cili zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit.

Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Mbrëmjen e 8 majit konkurrojnë (sipas radhës) 19 gjysmëfinalistë: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qiproja e Jugut.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), nën flamurin e Italisë, si dhe Eleni Foureria, e cila konkurron me “Fuego” (Zjarr), nën flamurin e Qipros së Jugut. /ATSH



Lajme të ngjashme