Anulohet Çmimi Nobel për Letërsi

Akademia Suedeze ka njoftuar se këtë vit nuk do të ketë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi, pas skandalit për akuza për sulme seksuale dhe një sërë problemesh të tjera brenda këshillit që ka vendosur për laureatët.

Anulohet Çmimi Nobel për Letërsi

Është anuluar Çmimi Nobel në Letërsi për këtë vit.

Një vendim i tillë është marrë pas skandalit për akuzat për sulme seksuale ndaj bashkëshortes së njërit prej anëtarëve të Akademisë së Suedisë.

Akademia Suedeze përmes një njoftimi bën të ditur se anulimi vlen vetëm për këtë vit. Çmimi në fushën e letërsisë do të jepet përsëri duke filluar nga viti i ardhshëm, thuhet në njoftimin e akademisë.

Fotografi francez, Jean-Claude Arnault, i cili është i martuar me anëtaren e Akademisë dhe autoren, Katarina Frostenson është akuzuar për sulme seksuale nga tetëmbëdhjetë gra.

Pretendohet se Arnault ka dhënë edhe emrat e 6 laureatëve para se këta të deklaroheshin zyrtarisht nga Akademia.

Akademia thekson se vendimi është marrë, meqë aktualisht besimi i publikut ndaj akademisë është shumë i ulët.

Që nga shpërthimi i skandalit në Akademinë Suedeze, kanë dhënë dorëheqjen dhjetë anëtarë të këshillit për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi, përfshirë presidenten, që ishte gruaja e parë në këtë post.

Kjo do të jetë hera e parë pas vitit 1943 që nuk do të ndahet çmimi për letërsi.



Lajme të ngjashme