Së shpejti një film për legjendën e kinemasë, Charlie Chaplin

“Chaplin” është një film dokumentar që do të realizohet mbi jetën e aktorit dhe regjisorit Charlie Chaplin nga “Altitude” dhe “Showtime”, bazuar në punën e Peter Middleton e James Spinney...

Së shpejti një film për legjendën e kinemasë, Charlie Chaplin

“Chaplin” është një film dokumentar që do të realizohet mbi jetën e aktorit dhe regjisorit Charlie Chaplin nga “Altitude” dhe “Showtime”, bazuar në punën e Peter Middleton e James Spinney.

Prodhimi i këtij filmi mbështetet edhe nga Muzeu “Chaplin’s World” në Zvicër, ku Charlie jetoi për 25 vite. Ky vend do të jetë pjesë e disa xhirimeve për të sjellë skena nga periudha e fundit e jetës së yllit të ekranit të madh.

Dy regjisorët e filmit, Middleton dhe Spinney, kanë marrë lejet e nevojshme për të përdorur arkivin personal dhe kreativ të Charlie Chaplin, ku gjenden disa materiale të papublikuara më parë.

Ky film do të tregojë historinë e suksesit të jashtëzakonshëm të artistit prej prejardhjes së tij nga varfëria e skajshme e deri tek fama në Hollivud, por pa harruar skandalet dhe polemikat politike që e detyruan atë të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /ATSH



Lajme të ngjashme