Sonte bota islame kremton Natën e Mirë të Beratit

Nata e Mirë e Beratit përkon në natën e 15-të të muajit Shaban, që është muaji i dytë nga tre muajt e shenjta që filluan më 19 mars.

961209
Sonte bota islame kremton Natën e Mirë të Beratit

Sonte bota islame kremton Natën e Mirë të Beratit që është lajmëtar i muajit të shenjtë të Ramazanit.

Nata e Mirë e Beratit përkon në natën e 15-të të muajit Shaban, që është muaji i dytë nga tre muajt e shenjta që filluan më 19 mars.

Sipas besimit islam fjala “berat” nënkupton pastrimin nga mëkatet dhe përfitimi nga falja dhe mëshira e Perëndisë.

Bëhet e ditur se Profeti Muhammed, në lidhje me madhështinë e kësaj nate ka thënë kështu: “Kur të vijë nata e 15 e muajit Shaban, kalojeni me ibadet dhe përkushtim ndaj Zotit, kurse ditën e 15 kalojeni me agjërim! Sepse atë natë Zoti me rahmetin e vet i shfaqet qiellit të dynjasë dhe thotë: ‘A ka kush që pendohet sonte dhe Unë ta fali?, 

A ka kush që kërkon risk (furnizim e nafakë) sonte dhe Unë t’i jap?,
A ka kush që është i sëmurë dhe kërkon prej Meje shërim e Unë t’i jap shëndet?, 
A ka kush që kërkon diçka tjetër sonte e Unë t’i jap?’ 
Kështu vazhdon deri në agimin e ditës së nesërme”.

Ndërkaq kreu i Entit për Çështjet Fetare të Turqisë, Prof, Dr. Ali Erbas publikoi një mesazh me rastin e Natës së Mitë të Beratit.

Në mesazhin e tij Prof. Dr. Erbas shkruan se kjo natë e mirë, e cila nënkupton falje, shpëtim dhe spastrim bën që myslimanët me ndjenjën e devotshmërisë dhe të llogaridhënies të qëndrojnë larg nga krimet dhe ti shmangen gabimeve, ndërsa fitojnë edhe ndjenjën e të qenit të falur dhe të jenë prej atyre që i falin të tjerët.

Duke vënë në dukje se myslimanët duhet të jenë të vetëdijshëm për lajmin e mirë se “Allahu i falë të gjitha mëkatet. Padyshim se Ai është shumë falës, shumë mëshirues”, Erbas tha se në këtë natë duhet të gjallërohen shpresat dhe ndjenjat për falje dhe për tu falur.        



Lajme të ngjashme