Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare DJ Avicii , yll i muzikës elektronike

Tim Bergling, i njohur gjerësisht si DJ Avicii, vdiq në moshën 28 vjeçare, deklaroi të premten një i afërm duke konfirmuar raportimet nga media...

Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare DJ Avicii , yll i muzikës elektronike

DJ suedez dhe muzikanti i rrymës “house”, Avicii, vdiq në moshën 28 vjeçare, deklaroi të premten një i afërm duke konfirmuar raportimet nga media.

“Njoftojmë me një dhimbje të thellë humbjen e Tim Bergling. Ai u gjet i vdekur në Muskat të Omanit ditën e premten në mesnatë, me orën lokale, 20 prill”, thuhet në një deklaratë.

Artisti ishte i njohur për hite si “Levels”, “Sunshine” dhe “Wake Me Up”.

Ndonëse Avicii u tërhoq nga performanca nëpër turne apo drejtpërsëdrejti në vitin 2016, ai vazhdoi të regjistronte muzikë dhe punonte si producent.

Përfaqësuesja Ebba Lindqvist, u shpreh se “familja e artistit ishte e shkatërruar dhe kërkonte privatësi gjatë këtyre ditëve të vështira”.

Ende nuk është dhënë asnjë arsye për vdekjen.

Lindur në Stokholm më 8 shtator 1989, Bergling filloi të luante si DJ që kur ishte adoleshent. Muzika e tij e parë u publikua në vitin 2007 ndjekur nga shumë të tjera.

Ai u bë i famshëm në nivel ndërkombëtar në vitin 2011 me “Levels”, që u bë një hit botëror. /ATSH



Lajme të ngjashme