"Everybody Knows" hap siparin e festivalit të Kanës

Filmi "Everybody Knows" në gjuhën spanjolle me yllin e Hollywood-it, Penelope Cruz do të hapë festivalin e filmit në Kanë këtë vit dhe që do të zgjasë nga 8 deri më 19 maj.

"Everybody Knows" hap siparin e festivalit të Kanës

Trileri psikologjik do të jetë filmi i parë që nga viti 2004 që do të hapë festivalin prestigjioz të filmit, e që nuk është xhiruar në anglisht ose frëngjisht.

Organizatorët e festivalit të enjten njoftuan se festivalin do ta hapë filmi i regjisorit iranian Asghar Farhadi.

Filmi flet për intrigat familjare dhe dilemat morale të një gruaje, jeta e së cilës kthehet me kokën poshtë kur ajo largohet nga Argjentina dhe vjen në Spanjë. Krahas Cruz, në këtë film luan edhe ylli spanjoll Javier Bardem dhe aktori argjentinas Ricardo Darin.

Farhadi është fitues i çmimit Oscar "A Separation" dhe "The Salesman" në kategorinë e filmave jo-anglishtfolës.

Juria e festivalit kryesohet nga aktorja Cate Blanchett.



Lajme të ngjashme