Indiana Jones rikthehet me kapitullin e pestë të filmit të suksesshëm

Rikthimi i madh po afron për Harrison Ford që do të jetë sërish në rolin e Indiana Jones në një kapitull të pestë të sagës së famshme kinematografike, që pritet të shfaqet më 19 korrik 2019.

Regjisori do të jetë sërish Steven Spielberg, që ka zhvilluar edhe episodet e mëparshme ndërsa xhirimet do të zhvillohen në muajt e parë të vitit që vjen në Britani të Madhe.

Ky njoftim u bë nga “Disney”, duke i dhënë fund një pritejeje prej gati një dekadë për të apasionuarit e arkeologut më të famshëm në botë.

Në fakt, filmi i fundit, “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”, përkon me vitin 2008, ndonëse nuk arriti të njëjtin sukses madhështor të kapitujve të mëparshëm, arriti të grumbullonte 786 milionë dollarë në botë, ndërkohë që ishin shpenzuar vetëm 185 milionë dollarë.

Nga ana e “Disney” lihet të kuptohet, sipas medias së specializuar në këtë sektor, nga “Variety” tek “Slash Film”, se ky kapitull do të zhvillohet në të ardhmen, edhe pse për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera. (ATSH)

Lajme të ngjashme