Boshnjaku Damir Sagolj fiton “Istanbul Photo Awards 2018”

Çmimin “Fotografia e vitit” e fitoi fotografia e titulluar “Fëmija”, e fotoreporterit boshnjak Damir Sagolj, të cilën e ka realizuar në kampin ku ndodhen refugjatët myslimanë Rohingya në Bangladesh.

937852
Boshnjaku Damir Sagolj fiton “Istanbul Photo Awards 2018”

Juria ndërkombëtare e mbledhur në Stamboll caktoi 27 fotografë nga 22 shtete si fitues të çmimeve.

Çmimin “Fotografia e vitit” e fitoi fotografia e titulluar “Fëmija”, e fotoreporterit boshnjak Damir Sagolj, të cilën e ka realizuar në kampin ku ndodhen refugjatët myslimanë Rohingya në Bangladesh.

Kevin Frayer fitoi çmimin e parë në kategorinë e “lajmit seri”, me fotografinë e titulluar “Rohingya” të shkrepur për Getty Images.

Lukas Schulze me fotografinë “Notues apo peshk?”, ka fituar çmimin e parë në kategorinë “sport tek”, ndërsa Pavel Volkov mori çmimin e parë për kategorinë “sport seri” me fotografitë e titulluara “Historia e Talait” e shkrepur për ”Vechernaya Moskva Newspaper”.

Muhamed Fathil Asri me fotografinë e realizuar për ”New Straits Times Press” ka fituar çmimin e parë në kategorinë “Natyrë dhe Mjedis tek”, kurse në kategorinë “Natyrë dhe Mjedis Seri” Marcus Yam fitoi çmimin e parë me fotografitë e shkrepura për ”Los Angeles Times”.

Andrew McConnell ka marrë çmimin e parë në kategorinë “portret seri” me fotografitë e shkrepura për Panos Pictures, ndërsa në kategorinë “Jeta e Përditshme Seri” fitues i çmimit të parë është fotografi rus Sergei Stroitelev.

Këtë vit çmimi për Fotografin e Ri të moshës nën 28 vjeç iu dha fotografit nga Filipinet, Ezra Acayan.

Rodrigo Cabrita këtë vit ka fituar çmimin e parë në kategorinë “Natyrë dhe Mjedis seri”, kurse Anastasia Rudenko çmimin e nderit në kategorinë “Jeta e Përditshme Seri”.

Fotografitë të cilat fituan çmime në “Istanbul Photo Awards”, do të përfshihen në albumin vjetor të këtij konkursi, ndërkohë do të takohen me publikun në ekspozitat që do të hapen jashtë vendit. (ATSH-AA)



Lajme të ngjashme