Antalia mirëpriti Garën Ndërkombëtare "Runatolia"

Në qytetin turk të Antalya-s u mbajt gara ndërkombëtare "Runatolia", në të cilën pjesëmarrëset garojnë me taka të larta.

922158
Antalia mirëpriti Garën Ndërkombëtare "Runatolia"

Në qytetin turk të Antalya-s u mbajt gara ndërkombëtare "Runatolia", në të cilën pjesëmarrëset garojnë me taka të larta.

Kjo ishte maratona e 13-të në të cilën morën pjesë 23 gra. Grave garuese mbështetje u jepnin bashkëshortët dhe fëmijët e tyre. Gratë vrapuan 100 metra me taka të larta të paktën 5 centimetra të gjata dhe 1.5 centimetra të gjera.

E para garën e përfundoi Ebru Polat, e dyta Semra Pekyilmaz, ndërsa vendin e tretë e mori Durdu Ekinci.

Çmimi për vendin e parë ishte 2.000 lira turke, 1.500 për të dytën dhe 1.000 lira për vendin e tretë. Fituesja, Ebru Polat, pas ceremonisë së ndarjes të çmimeve tha se ajo për herë të parë në këtë garë kishte mbathur taka të larta dhe se kjo ka qenë një eksperiencë shumë e vështirë për të. (AA)



Lajme të ngjashme