Berlinale – Filmi “Touch me not” i rumunes Adine Pintilie fiton çmimin “Ariu i Artë”

Filmi “Mos më prek” (Touch me not) i rumunes Adine Pintilie fitoi çmimin “Ariu i Artë” si filmi më i mirë në festivalin e 68-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, quajtur ndryshe Berlinale...

Berlinale – Filmi “Touch me not” i rumunes Adine Pintilie fiton çmimin “Ariu i Artë”

Filmi “Mos më prek” (Touch me not) i rumunes Adine Pintilie fitoi çmimin “Ariu i Artë” si filmi më i mirë në festivalin e 68-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, quajtur ndryshe Berlinale.

Çmimin “Ariu i Argjendtë” për regjinë më të mirë e mori Wes Anderson për filmin e animuar “Ishulli i qenve” (Isle of dogs).

Aktori më i mirë u shpall francezi Anthony Bayonne për rolin e tij në “Lutja” (La priere), ndërsa aktorja më e mirë u shpall paraguajania Ana Brun për rolin në filimin “Trashëgimtaret” (Las herederas).

Në garë morën pjesë 24 filma, nga të cilët 19 garuan për çmimin kryesor “Ariu i Artë”.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin është një nga ato më prestigjioze të filmit në Evropë dhe në botë.

Për herë të parë ai u zhvillua në vitin 1951.

Më poshtë vijon lista e fituesve:

Filmi më i mirë: Adina Pintilie – “Touch me not” (Rumani)

Çmimi i madh i jurisë: Malgorzata Szumowska – “Twarz” (Poloni)

Regjia më e mirë: Wes Anderson – “Isle of dogs” (SHBA)

Aktorja më e mirë: Ana Brun – “Las herederas” (Paraguaj)

Aktori më i mirë: Anthony Bayon – “La priere” (Francë)

Skenari më i mirë: Alonso Ruizpalacios – “Muze” (Meksikë)

Çmimi “Alfred Bauer”: Marcelo Martinessi – “Las herederas” (Paraguaj)

Filmi më i mirë i parë: Adina Pintilie – “Touch me not” (Rumani)

Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër (Ariu i Artë): Ines Moldavsky – “The men behind the wall” (Izrael). /ATSH



Lajme të ngjashme