New York - Qendra Javits mirëpret panairin e 115-të të lodrave

Në Qendrën Javits të New York-ut vazhdon panairi i 115-të i lodrave për të cilin mbizotëron një interesim i madh si për ekspozuesit ashtu edhe për vizitorët.

Në panairin e sivjetshëm marrin pjesë rreth një mijë prodhues të lodrave nga 100 vende, ndërsa janë ekspozuar rreth 150.000 lodra.

Në sipërfaqe prej 40.000 metrave katrorë janë prezantuar prodhimet e fundit më të reja të ndërmarrjeve të lodrave.

Vizitorët kanë rastin të shohin modele të ndryshme të kukullave arushi, makina garash, lodra digjitale, sociale, krijuese dhe interaktive. (AA) 

Lajme të ngjashme