Festë për pavarësinë e Kosovës edhe në Ankara

Shqiptarët në Ankara u takuan për festën e Kosovës në Qendrën e Kulturës Shqiptare.

Festë për pavarësinë e Kosovës edhe në Ankara

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës “Unioni Studentor Shqiptar në Turqi, Ankara” nën kujdesin e Ambasadës së Kosovës në Ankara dhe veçanërisht të Ambasadorit, Avni Spahiu organizoi një festë simbolike në ambientet e Qendrës së Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara.

Aktiviteti u zhvillua me prezantimin e kulturës shqiptare ku për mysafirët u shpërnda ushqim tradicional shqiptar, po ashtu pati muzikë dhe valle shqiptare.

Festën e nderoi artisti i mirënjohur turk me prejardhje shqiptare Erdal Beşikçioğlu apo siç njihet me emrin e serialit “Bezhat Ç”.

Ai për herë të parë e ndjeu vetën të rrethuar me kaq shumë shqiptarë në një ambient të ngrohët ku mbizotëronte kultura shqiptare.

Në fund Ambasada e Republikë së Kosovës i dhuroi atij një dhuratë simbolike me mbishkrim të hartës së Kosovës.

Kurse “Unioni Studentor Shqiptar në Turqi, Ankara” dhuroi Plisin apo Qeleshen si simbol i veçantë i kulturës shqiptare.

Po ashtu në festë morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik të Ambasadës së Republikës së Kosovës, studentë dhe bashkatdhetarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Çamëria dhe diaspora.

Të gjithë pjesëmarrësit festuan së bashku me këngë e me valle 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.  



Lajme të ngjashme