Aktivitete të shumta festive për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Dekorime të shumta si flamuj, banderola ku shkruhet numri 10, mbushën sheshet e kryeqytetit, ndërsa shumë qytetarë kishin veshur bluza, shalle e kapele me simbolet e flamurit shtetëror të Kosovës.

Gjatë paradites së djeshme janë zhvilluar një sërë aktivitetesh si ekspozita “Rrënjët e Shtetit”, e cila paraqet 50 vjet të rrugëtimit të Kosovës, nga demonstratat e vitit 1968 deri në shpalljen e pavarësisë në 2008, përmes faqeve të gazetave botërore, që raportonin për zhvillimet në Kosovë.

Interes të veçantë zgjoi për qytetarët edhe parada e Ansamblit “Shota”, të cilët të veshur me veshje popullore kaluan përgjatë rrugëve kryesore të Prishtinës, ndërsa pasdite mbajtën një koncert në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Për fëmijët, të cilët u gëzuan më shumë nga kjo festë u organizua festivali me rreth 500 fëmijë dhe 105 animatorë në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” si dhe Koncerti i Xixëllonjave.

Aktivitetet vijuan në orët e pasdites me çeljen e ekspozitës “Kosova – nga historia në shtetësi” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, u shfaq filmi “Babai” në Kino “ABC”.

Ndërsa koncerti i shumëpritur i këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora,  në sheshin “Skënderbeu” kumboi në gjithë Prishtinën.

Festimet për e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë mbahen nën patronatin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajme të ngjashme