TRT fton të interesuarit të bëhen pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar

Vazhdojnë aplikimet për Edicionin e 10-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar TRT.

TRT fton të interesuarit të bëhen pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar

Vazhdojnë aplikimet për Edicionin e 10-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar TRT.

Në deklaratën e bërë nga Radio Televizioni Turk bëhet e ditur se vazhdon afati i aplikimeve për Çmimet e Filmit Dokumentar TRT, të filluar nga ky institucion në vitin 2009, për të mbështetur prodhimin amator dhe profesional të dokumentareve.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se vitin e kaluar në këtë eveniment gjigand morën pjesë 677 dokumentare nga 77 vende të botës dhe filmat finalistë u shfaqën në Stamboll për artdashësit në shfaqet ku ishin të pranishëm dhe mbajtën fjalim edhe regjisorët e dokumentareve.

Ndërkaq edhe këtë vit pritet një pjesëmarrje e madhe si brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.  

Aplikimet do të vazhdojnë deri në datën 16 shkurt 2018 dhe rezultatet  para eliminatore do të shpallen në 12 mars 2018.

Filmat dokumentarë që do të mbeten në finale, do të shfaqen për publikun në 10-13 maj 2018 në “Ditët e Dokumentarit TRT”.

Fituesit e konkursit me aplikim falas për të gjithë ata që plotësojnë kushtet e pjesëmarrjes do të shpallen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që do të zhvillohet në 14 maj 2018.  

Për filmin më të mirë dokumentar në Kategorinë e Profesionalizmit Kombëtar është përcaktuar çmimi 45 mijë lira (rreth 10 mijë euro), për Kategorinë e Filmave më të Mirë të Studentëve 20 mijë lira (rreth 4,5 mijë euro) ndërsa për filmin më të mirë në Konkursin Ndërkombëtar është përcaktuar çmimi 10 mijë euro.

Krahas çmimeve që do të jepen për kategoritë e sipërpërmendura, për çdo kategori do të jepen edhe 2 çmime speciale.  

Një informacion më të detajuar mbi aplikimet, që vazhdojnë deri në 16 shkurt, mund ta gjeni në adresën: "www.trtbelgesel.com"



Lajme të ngjashme