"The Shape of Water" i nominuar në 13 kategori për çmimin Oscar

Akademia Amerikane e Shkencave të Filmit dhe Artit ka publikuar nominimet për edicionin e 90-të të ndarjes së çmimeve Oscar.

"The Shape of Water" i nominuar në 13 kategori për çmimin Oscar

Akademia Amerikane e Arteve Filmike dhe Shkencave ka publikuar nominimet për edicionin e 90-të të ndarjes së çmimeve Oscar, që do të mbahet më 4 mars në Los Angeles të SHBA-ve.

Çmimi prestigjioz ndahet në 24 kategori ndërsa këtë vit më së shumti nominime ka marrë filmi "The Shape of Water".

Në kategorinë e filmit më të mirë janë nominuar: "Call Me By Your Name", "Darkest Hour", "Dunkirk", "Get Out!", "Lady Bird", "Phantom Thread", "The Post", "The Shape of Water", "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri".

Në kategorinë aktorja më e mirë në rol kryesor, janë nominuar: Sally Hawkins ("The Shape of Water") Frances McDormand ("Three Billboards Outside Ebbing, Missouri") Margot Robbie ("I, Tonya"), Saoirse Ronan ("Lady Bird"), Meryl Streep ("The Post").

Në kategorinë aktori më i mirë në rol kryesor, janë nominuar: Timothee Chalamet ("Call Me by Your Name"), Daniel Day-Lewis ("Phantom Thread"), Daniel Kaluuya ("Get Out"), Gary Oldman ("Darkest Hour"), Denzel Washington ("Roman J. Israel, Esq").

Në kategorinë aktorja më e mirë në rol mbështetës, në garë për Çmimin Oscar janë: Mary J. Blige ("Mudbound)", Allison Janney ("I, Tonya"), Lesley Manville ("Phantom Thread"), Laurie Metcalf ("Lady Bird") dhe Octavia Spencer ("The Shape of Water").

Në kategorinë aktori më i mirë në rol mbështetës, në garë për Çmimin Oscar do të garojnë: Willem Dafoe ("The Florida Project"), Woody Harrleson ("Three Billboard outside Ebbing, Missouri"), Richard Jenkins ("The Shape of Water"), Christopher Plummer ("All the Money in the World") dhe Sam Rockwell ("Three Billboard outside Ebbing, Missouri").

Në kategorinë për regjinë më të mirë janë nominuar: Christopher Nolan ("Dunkirk"), Jordan Peele ("Get Out!"), Greta Gerwig ("Lady Bird"), Paul Thomas Anderson ("Phantom Thread") dhe Guillermo del Toro ("The Shape of Water").

Për skenarin më të mirë origjinal, garojnë filmat: "The Big Sick", "Get Out", "Lady Bird", "The Shape of Water", "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri".

Në kategorinë filmi më i mirë i huaj janë nominuar: "A Fantastic Woman" (Kili), "The Insult" (Liban), "Loveless" (Rusi), "On Body and Soul" (Hungari), "The Square" (Suedi).

Për filmin më të mirë të animuar garojnë: "Boss Baby", "The Breadwinner", "Coco", "Ferdinand", "Loving Vincent".

Jubileu 90-vjeçar i ndarjes së Oscar-it do të mbahet në teatrin Dolby në Los Angeles dhe i njëjti do të drejtohet nga komediani Jimmy Kimmel. (AA)



Lajme të ngjashme