Eurovision 2018 – Hidhet shorti për netët gjysmëfinale, ja se kur garon Shqipëria

Shqipëria, e cila këtë vit prezantohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, do të performojë në natën e parë gjysmëfinale, më datë 8 maj...

Eurovision 2018 – Hidhet shorti për netët gjysmëfinale, ja se kur garon Shqipëria

Është hedhur shorti për natën e parë dhe të dytë për shtetet pjesëmarrëse në festivalin Eurovision, që këtë vit do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 8, 10 dhe 12 maj 2018.

Shqipëria, e cila këtë vit prezantohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, do të performojë në natën e parë gjysmëfinale, më datë 8 maj.

Kjo është hera e parë që Portugalia e pret këtë festival. E drejta për të organizuar festivalin e këngës Eurovizion për vitin 2018 erdhi pasi Salvador Sobral fitoi edicionin e vitit 2017 në Kiev, me këngën e tij “Amar Pelos Dois”.

Në natën e parë gjysmëfinale garojnë:

Shqipëria
Azerbajxhani
Bjellorusia
Belgjika
Bullgaria
Republika Çeke
Estonia
Islanda
Izraeli
Lituania
Armenia
Austria
Kroacia
Qiproja Jugore
Finlanda
Maqedonia
Greqia
Irlanda
Zvicra

Në natën e dytë gjysmëfinale garojnë:

Australia
Danimarka
Norvegjia
Moldavia
Rumania
Rusia
San-Marinoja
Serbia
Holanda
Hungaria
Gjeorgjia
Malta
Mali i Zi
Letonia
Polonia
Sllovenia
Suedia
Ukraina



Lajme të ngjashme