Erdoan dhe paria shtetërore merr pjesë në promovimin e serialit të ri të TRT-së

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në ceremoninë promovuese të serialit televiziv të Radio Televizionit Turke (TRT), “Kutu-l Amare”.

Erdoan dhe paria shtetërore merr pjesë në promovimin e serialit të ri të TRT-së

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në ceremoninë promovuese të serialit televiziv të Radio Televizionit Turke (TRT), “Kutu-l Amare”.

Në ceremoninë e zhvilluar në Qendrën e Kongresit dhe Kulturës së Popullit në Beshtepe të Ankarasë, ku mori pjesë edhe Presidenti Erdoan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoan, u shfaq seria e parë e serialit.  

Presidenti Erdoan, pas shfaqjes së pjesës së parë të serialit, sëbashku me bashkëshorten, Emine Erdoan, Kryeministrin Binali Jëlldrëm (Binali Yıldırım) dhe bashkëshorten e tij Semiha Jëlldërëm, dolën për kujtim në fotografi me producentët dhe aktorët e serialit.

Seriali ka të bëjë me ngjarjen e vërtetë të rrethimit të jetuar gjatë Luftës së Parë Botërore.

Rrethimi “Kutu-l Amare” është një rrethim i përjetuar në fontin e Irakut ndërmjet forcave angleze dhe aleatëve të saj kundër forcave osmane.

Në këtë rrethim, ku një ushtar osman arriti të rrëzojë avionin luftarak anglezë me pushkë, u morën robër 13 mijë ushtarë anglezë, 13 mijë gjeneralë dhe 418 oficerë.

Nga forcat angleze dhe aleatët e tyre u vranë dhe plagosën 23 mijë ushtarë.

Historiani anglez, James Morris, humbjen në Kut e cilësoi si “dorëzimin me kusht më të ulët në historinë ushtarake të Britanisë”.

Pjesa e parë e serialit “Kutu-l Amare” do të transmetohet në ekranet e kanalit TRT 1 të enjten më 18 janar.



Lajme të ngjashme