Drejt përfundimit ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë

Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Ahmet Yörük ka zhvilluar një vizitë në Xhaminë Namazgjah, ku gurin e parë të themelit e ka vendosur Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

890248
Drejt përfundimit ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë
Tiran Namazgah camii_03.jpg
Erdoğan_Tiran Namazgah Cami temel atma.jpg
Murat Ahmet Yörük_güven mektubunu sundu_ilir meta.jpg
Arnavutluk Başbakanı Edi Rama_italyan gazetesi_röportaj.jpg
Arnavutluk okullarında Yunus Emre tanıtımı_03.jpg
Alsar_Konispol Bido Sejko_kültürel faaliyet_06.jpg

-Ndërtimi i Xhamisë së Madhe“Namazgjah” drejt përfundimit

Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Ahmet Yörük ka zhvilluar një vizitë në Xhaminë Namazgjah, ku gurin e parë të themelit e vendosi Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogangjatë një vizitë zyrtare në muajin maj të vitit 2015 dhe ku po vazhdon ndërtimi i saj. 

Ambasadori u njoh nga afër me punimet e zhvilluara deri më tani nga firma ndërtuese turke.

Xhamia e Namazgjasë, e cila financohet nga qeveria turke do të ketë një kapacitet për 5000 persona dhe do të jetë xhamia më e madhe në rajonin e Ballkanit.

Xhamia ka një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, në vendin e njohur si Namazgjaja e Tiranës, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra.

Xhamia e re është drejt fundit dhe mund të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, 2019 dhe ka një kosto rreth 40 milionë euro.

Arkitektura nga ana funksionale i përgjigjet më së miri kritereve dhe kërkesave të kohës. E veçanta e këtij projekti është se të gjitha funksionet do të jenë të hapura për publikun.

Në një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë do të shtrihet biblioteka, gjithashtu projekti përfshin edhe një hapësirë ku do të ndërtohet muzeu i parë islam në Shqipëri. Gjithashtu do të ketë një numër të konsiderueshëm dyqanesh, ambientesh shërbimi dhe argëtimi për mosha të ndryshme.

Radio “Zëri i Turqisë” - TRT në Shqip pas një kohe do të realizojë një reportazh të detajuar me intervista për këtë vepër të madhe shpirtërore, dhuratë nga shteti turk për popullin shqiptar.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, M.Ahmet Yörük më16 janar i ka dorëzuar letërkredencialet Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe pas saj zyrtarisht ka filluar misionin e tij diplomatik.

***

-Kryeministri Rama në një intervistë për një revistë italiane flet për BE-në dhe marrëdhëniet me Turqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë  për revistën italiane “L’Esspreso”, ku ka treguar disa detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale. Duke u ndaluar te politika Rama thotë se: “Shqipëria është dhe mbetet vendi më proevropian i Evropës”.

Ndërsa, gazetari italian Di Roberto Di Caro, gjatë intervistës e ka pyetur Ramën, për marrëdhëniet e tij më Turqinë, dhe të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Por, kryeministri është shprehur se Shqipëria është një vend pro evropian, dhe se Turqia po pret që  Evropa të hapë dyert.

Konkretisht rreth pyetjes së gazetarit: “Erdogan, i cili tani ka Turqinë në dorë, ka investuar në islamizimin e Shqipërisë, shumë para për të ndërtuar xhaminë e re në qendër të Tiranës”, Rama u përgjigj:

Ne ishim vendi i vetëm që nazistëve nuk ua dorëzuam as një hebre, ata u adoptuan dhe u mbrojtën nga familjet myslimane. Unë jam katolik, djali nga martesa ime e parë është ortodoks, gruaja ime aktuale është myslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist. Sa për Turqinë dhe Erdogan, çështja është më komplekse: ai ka kryer reformat  bashkë me detyrat e shtëpisë. Ai pret që Evropa  të hapë dyert. Grushti i shtetit ishte një shuplakë për të.

Kjo ka rrëzuar paradigmën, nga Turqia si pararojë e Evropës në botën myslimane, edhe pse besoj se ishte ëndrra e tij, për të ndërtuar një urë lidhëse mes botës myslimane në kufijtë e Evropës. Poshtërimi është shumë i keq, në këtë pjesë të botës!”.

***

-Presidenti Meta dënon ashpër aktin kriminal të vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanović

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanović.

Presidenti Meta shpreh gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të vënë përpara drejtësisë autorët.

Presidenti Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë.

***

-Sesioni i ri parlamentar, prioritet  hapja e negociatave me BE-në

Sesioni i ri 2018 i Kuvendit të Shqipërisë u përqendrua në diskutimetpër disa çështje thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në seancën e parë parlamentare kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar nga grupet parlamentare që të japin kontributin maksimal për të miratuar ligjet që do të ndihmojnë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ai kërkoi bashkëpunim konstruktiv mes opozitës dhe shumicës.

“…Këtë sesion do të marrim shumë vendime, por para së gjithash do të nisë me disa çështje thelbësore; miratimi i anëtarëve të Kolegjit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, miratimin e Kryeinspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndryshimet ligjore për 5 vendimet e Kushtetueses, rregulloren e Kuvendit, Reformën Elektorale dhe Kodin e Etikës. Këto jo vetëm që kërkojnë 2/3e votave për miratimin, por do të jenë kontribut për hapjen e negociatave. Kërkoj që të gjitha grupet të japin kontributin për miratimin. Këto do të jenë thelbësore në rrugën drejt hapjen e negociatave…”,

Opozita me diskutimet e saj, konkretisht kryetari i PD-së, Lulzim Basha u rikthye më 18 dhjetor duke, e cilësuar seancën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm si krim kushtetues. Për mazhorancën sjellja e opozitës në atë seancë ishte goditje e procesit të integrimit europian.

Kreu i mazhorancës parlamentare, Tauland Balla u shpreh:

Shqipëria sot është më afër se kurrë çeljes së negociatave të anëtarësimit, çka do të bënte një hap epokal në historinë e Shqipërisë, ndaj nuk e meriton aspak, as baltën as tymin, as dëshpërimin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi”.

***

- Haradinaj merr pasaportën e Shqipërisë 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj vizitoi para pak ditëve Tiranën zyrtare, në një vizitë të panjoftuar nga autoritetet e të dyja vendeve.

Kreu i qeverisë kosovare zhvilloi një takim me presidentin shqiptar, Ilir Meta dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.

Haradinaj i publikoi fotot e takimeve në rrjetin social “Facebook”, ndërsa nga Presidenca dhe Kryeministria nuk pati asnjë njoftim.

Në postimin e tij, Haradinaj sqaron se në vizitën e punës kishte diskutuar me autoritetet  e Tiranës për çështje me interes kombëtar për Kosovën dhe Shqipërinë, për zhvillimet politike dhe aktivitetet për vitin e Heroit Kombëtar, Skënderbeu.

Ndalesën në Tiranë, kryeminstri iKosovës  e ka shfrytëzuar edhe për një qëllim tjetër: marrjen e pasaportës shqiptare, për të cilën kishte aplikuar pak ditë më parë.

Haradinaj është shtetas i Shqipërisë që prej 24 prillit të viti 2017, në kohën kur ishte arrestuar nga autoritetet franceze mbi bazën e një mandatarresti të lëshuar nga Serbia.

***

-Nderohet dhe i jepet lamtumira e fundit valltarit fluturues, Rexhep Çeliku...

Mes lotëve dhe duartrokitjeve të lamtumirës është përcjellë për në banesën e fundit Nderi i Kombit, valltari fluturues, Rexhep Çeliku.

Në homazhe morën pjesë autoritete të shumtë nga bota e artit dhe politikës.Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili para disa ditëve nderoi artistin me urdhrin “Nderi i Kombit”, nënvizoi se arti shqiptar humbi një njeri të hekurt.

“…Luftoi me një sëmundje të poshtër, të cilin ai e mundi, kur dy muaj më parë hipi në skenë me rastin e 60 vjetorit të Ansamblit. Ky njeri kishte tre vjet që luftoi me sëmundjen. Aty e mundi sëmundjen në emër të dashurisë për vendin dhe artin.Ka vetëm një emër: përjetësi!…Ai do të jetë burim frymëzimi për artistët tanë më të rinj, sepse skena jonë do ta ndjejë gjatë mungesën e tij…”.

Lili Çingu, e cila ishte partnerja e tij në art teksa kaloi pranë trupit nderoi dhe përshëndeti mjeshtrin duke dhënë edhe këto përshtypje para mediave:

“…Ai çdo moment ishte një histori për skenën tone, sepse ai më të vërtetë ishte legjenda e valles shqiptare. Një shqiponjë që fluturonte në skenë, fluturonte në publik, fluturonte kudo, ku ai shkelte.Edhe gurët e sokakut që thonë sot, po qajnë për Rexhep Çelikun. Por jo, krahu do të hapet dhe unë do të them gjithmonë: Rexhep të kam në krah dhe po kërcejmë akoma vallen e bukur të shqipeve...”

Ylber Asllani, drejtor Artistik i Ansamblit “Shota” nga Kosova e quajti një simbol të valleve shqipe njeriun që me artin bashkoi kombin, duke interpretuar valle nga çdo trevë shqiptare.

Nderi i Kombit Rexhep Çeliku, lindi me 19 korrik 1954 në Tiranë, teksa në moshën 14-të vjeçare Çeliku u bë solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore duke u bërë kështu njëherazi dhe solisti i parë i tij.

Në repertorin e tij artistik numëron rreth 8 mijë shfaqje dhe mbi 32 mijë rolebrenda dhe jashtë Shqipërisë si në Kosovë, Maqedoni, Turqi, Rumani, Bullgari etj.

***

-Instituti turk “Yunus Emre”  në Shqipëri promovohet në shkollat publike

Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, instituti turk “Yunus Emre” në kryeqytet  ka ndërmarrë  takime në të gjitha gjimnazet e Tiranës, më qëllim informimin e  nxënësve rreth institutit “Yunus Emre”, kurseve të turqishtes dhe aktiviteteve kulturore-artistike. 
Vlen të përmendet, se me mbështetjen e këtij instituti dhe ambasadës turke në Tiranë, këtë vit shkollor, turqishtja është futur për herë të parë në programin mësimor në Shqipëri, si p.sh: Mësimi i gjuhës turke në Gjimnazin me profil gjuhësor“Asim Vokshi”, etj…

Po ashtu, instituti “Yunus Emre”, në Shkodër ka filluar edhe ai aktivitetet e prezantimit në shkollat e Shkodrës, ku mund të veçohetprezantimi nëgjimnazin “28 Nëntori”, i cili pati një interes të dendur si dhe u dha informacion për aktivitetet e institutit turk dhe kurseve të turqishtes.

Ndërsa, në universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Shkencave Shoqërore, janë informuar për mësimet turke. Gjithashtu, instituti është promovuar dhe është futur në studentë nga "Mësimi i largët turk" në arsimin turk. Pas kësaj, studentët u informuan mbi lëndën e gjuhës turke si lëndë me zgjedhje. Krahas prezantimit të institutit “Yunus Emre”, u dha informacion mbi risinë më të fundit në mësimdhënien e turqishtes: “Mësimi i Gjuhës Turke në Distancë” dhe studentëve iu shpërndanë revistat dhe botimet periodike të qendrës kulturore turke “Yunus Emre”.

***

-Program kulturor “Udhëtim nëpër Shqipëri”

Nën moton të njohim trashëgiminë kulturore e historike të Shqipërise, fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me Bashkinë Konispol dhe drejtorinë e shkollës “Bido Sejko” organizuan para pak ditëve programin kulturor “Udhëtim nëpër Shqipëri”, me pjesëmarrjen e një grupi nxënësish të përzgjedhur nga kurset e mësimdhënies së gjuhës turke.

Kjo veprimtari kulturore konsistonte në njohjen e nxënësve me vlerat e kulturës, traditës, e historisë shqiptare, duke u ofruar atyre një udhëtim mbresëlënës, një guidë të pasur kulturore, historike e turistike në qytetet e Vlorës dhe Gjirokastrës, si pjesë e një mozaiku të vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare. Duke synuar në këtë mënyrë përçimin e vlerave të edukimit dhe ndjenjave të krenarisë për Shqipërinë, për të ndezur tek nxënësit dëshirënqë mund dhe duhet të punojmë për të.

Dreka u shijua në një restorant tradicional, i cili ndodhej buzë detit Jon, nga ku u sodit edhe bukuria që i fal ai këtij qyteti. Një ditë e bukur plot aktivitete dhe argëtim.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme