Artisti i Popullit Avni Mula feston 90-vjetorin e lindjes

Në festimet e ditëlindjes e pranishme ka qenë edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila në disa foto të publikuara në rrjetin social Facebook shkruan “Ardhtë i bardhë ky 90-vjetor, mjeshtër! “Nderi i Kombit".

Artisti i Popullit Avni Mula feston 90-vjetorin e lindjes

Kompozitori i shquar shqiptar, Avni Mula festoi 90-të vjetorin e lindjes në një festë të veçantë, ku nuk munguan surprizat.

Vajza e tij, sopranoja e njohur në botën e muzikës, Inva Mula e ka surprizuar të atin me një festë, ku kishte mbledhur miq dhe familjarë, si dhe njerëz të njohur të artit dhe kulturës.

Në festimet e ditëlindjes e pranishme ka qenë edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila në disa foto të publikuara në rrjetin social Facebook shkruan “Ardhtë i bardhë ky 90-vjetor, mjeshtër! “Nderi i Kombit”,Avni Mula na rrethoi me energjinë dhe emocionin e “Valsit të Lumturisë”, ku kryefjalë ishte dashuria dhe mirënjohja. Përkulemi me respektin më të thellë për gjithë sa na ke dhuruar!”.

Ti u linde në Gjakovë. Në 4 janar të 1928, në një familje ku ishte i shtati fëmijë, çuni më i vogël mes tre djemve dhe vajzave në atë familje. Të gjithë thonë që kur linde, linde me zërin tënd të fuqishëm, me zërin tënd të bukur”, tha e bija, sopranoja Inva Mula.

Kur arrin njeriu 90 vjeç ka vetëm një urim. U takofshim me tre shifra”, e uroi mjeshtri Robert Radoja.

Artisti i Popullit Avni Mula, këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm, autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare. Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. Gjatë studimeve ai u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula.

Karrierën artistike e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj.

Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.

Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.



Lajme të ngjashme