Inva Mula me vajzën e saj Nina dhe këngëtaren Ana Kodra risjellin ‘këngën e gjyshes’

Këngët e kënduara dikur si të vegjël, rikthyen artistët e mëdhenj të skenës në një mbrëmje të paharrueshme në sallën e Universitetit të Arteve në 70 -vjetorin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Një rikthim pas në kohë, por edhe për të vijuar traditën e mirë të përgatitjes së talenteve të rinj nga kjo Qendër. Në këtë mbrëmje u nderuan me medalje mirënjohjeje për kontributin e çmuar emra të mëdhenj e të njohur të skenës shqiptare.

Një nderim i veçantë shkoi për kompozitorin Aleksandër Lalo, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dorëzoi kupën e mirënjohjes për kompozitorin Lalo, kupë të cilën në mënyrë simbolike e mori nipi i tij i vogël.

Me medalje mirënjohje u vlerësuan shumë prej emrave të famshëm të cilët fillimet i kanë tek ish-Pallati i Pionierëve, si Inva Mula, Ardit Gjebrea, Irma Libohova, David Tukiçi, Zana Çela, Suzana Frashëri etj.

Një ndër performancat ishte edhe e Inva Mulës, e cila këngën e gjyshes e këndoi bashkë me vajzën e saj Nina dhe këngëtaren e vogël Ana Kodra. (ATSH)

Lajme të ngjashme