Teatri i Shkodrës, festë për 85-vjetorin e Tinka Kurtit

Aktorja Tinka Kurti, ikona e kinematografisë shqiptare, festoi të hënën 85-vjetorin e lindjes.

Teatri i Shkodrës, festë për 85-vjetorin e Tinka Kurtit

Me një bilanc te gjere artistik, ku ajo për dekada solli në kinemanë shqiptare, por dhe në skenën e teatrit role të shumta, në këtë ditë të shënuar eshte nderuar nga artistët e qyteti të Shkodrës, qe u mblodhen bashkë për të festuar me aktoren në teatrin “Migjeni”.

Teatri “Migjeni” është vendi ku aktorja Tinka Kurti “Nderi i Kombit” punoi për 60 vjet dhe Shkodra i ka falur jo pak artistes ikonë. “Tinka e përjetshme” titullohej mbrëmja e sontme në teatrin “Migjeni”, por aktivitetet  nisën në nder të artistes që paradite, ku nuk mungoi edhe filmi “Yjet e së ardhmes”, ku luan aktorja dhe tani është premierë në kinema.

Vetë aktorja pohoi se në teatrin “Migjeni” ka punuar për dekada me radhë dhe se aktiviteti po bëhet në Shkodrën e saj. “Është Shkodra ime. Kam punuat 60 vjet në teatrin “Migjeni””, theksoi aktorja. Institucioni më herët lajmëronte se aktorja Tinka Kurti është emri më i ndritshëm në qiellin e filmit, por dhe teatrit në vendin tonë dhe një përvjetor i tillë nuk mund të kalonte pa vëmendje. “Tinka Kurti pa më të voglin dyshim, është emri më i ndritshëm në qiellin e filmit, por edhe teatrit shqiptar”.

“Të paçim sa më gjatë në mesin tonë o Tinka e përjetshme!”, thuhet nga organizatorët për 85-vjetorin e lindjes së aktores Tinka Kurtit. Sonte në mbrëmje u shfaq edhe filmi me regji nga Edmon Topi, duke i shtuar kështu dhe më shumë larminë aktivitetit për nder të saj. (ATSH)



Lajme të ngjashme