Vin Diesel kujton mikun e tij Paul Walker

Vin Diesel, ylli i sagës “Fast and Furious”, ka kujtuar mikun e tij të ndjerë, Paul Walker, në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta...

859590
Vin Diesel kujton mikun e tij Paul Walker

Vin Diesel, ylli i sagës “Fast & Furious”, ka kujtuar mikun e tij të ndjerë, Paul Walker, në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Përmes një fotografie dhe një mbishkrimi të postuar nga llogaria e tij në rrjetin social “Instagram”, Diesel ka shkruar: “Pavarësisht sa larg je, edhe nëse je një çerek milje larg ose një gjysmë rrugë larg nga bota, ti gjithmonë do të jesh pjesë e familjes.”

Paul Walker humbi jetën më 30 nëntor të vitit 2013, në një aksident me makinë. Vdekja e tij preku të gjithë, sidomos kolegët e tij. /ATSH



Lajme të ngjashme