Parku Hyde i Londrës më i frekuentuari gjatë fundjavës

Meqë vjeshta është drejt fundit, banorët e Londrës shfrytëzojnë secilën mundësi që bashkë me familjarët ose miqtë të kalojnë kohën në natyrë ose dukë bërë ndonjë sport.

Parku Hyde i Londrës më i frekuentuari gjatë fundjavës

Parku “Hyde” në Londër, i cili menaxhohet nga Drejtoria e Parqeve Mbretërore (Royal Parks of London) është njëri nga lokacionet i cili vizitohet më shumë gjatë fundjavës.

Meqë vjeshta është drejt fundit, banorët e Londrës shfrytëzojnë secilën mundësi që bashkë me familjarët ose miqtë të kalojnë kohën në natyrë ose dukë bërë ndonjë sport.

Parku në fjalë, tashmë për tre shekuj paraqet vend ku mbahen manifestime të ndryshme, ndërsa vlen të veçohet koncerti i grupit muzikor The Rolling Stones në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar. Në këtë park janë mbajtur edhe disa nga garat e Lojërave Olimpike Verore të vitit 2012, organizator i të cilave ishte Londra.

Gjatë fundjavës, në këtë park vërehet prania e sportistëve, personave që merren me rekreacion, por edhe e personave të cilët kalojnë kohën duke ushqyer ketrat dhe mjellmat. Ketrat, të cilat tashmë janë shndërruar në një simbol të parkut, lirshëm u afrohen vizitorëve të cilët u sjellin ushqim.

Parqet Mbretërore të Londrës (Royal parks of London) përbëhen nga gjithsej tetë parqe. (AA)



Lajme të ngjashme