Zv/Kryeministri Çavusoglu: TIKA vazhdon me punimet e ndryshme të restaurimeve në Ballkan

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë realizojnë projekte të ndryshme për restaurimin dhe përkujdesjen për objektet historike dhe kulturore jashtë Turqisë.

Zv/Kryeministri Çavusoglu: TIKA vazhdon me punimet e ndryshme të restaurimeve në Ballkan

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Hakan Çavuşoğlu, ka thënë se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë realizojnë projekte të ndryshme për restaurimin dhe përkujdesjen për objektet historike dhe kulturore jashtë Turqisë, duke shtuar se 30 restaurime të TIKA-s janë duke vazhduar në Ballkan.

Duke folur në tryezën editoriale të Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA), Çavuşoğlu tha se Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve dhe TIKA janë dy institucioni të rëndësishme, që paraqesin shembullin më të mirë të diplomacisë njerëzore në botë.

Ai tha se këto dy institucione kanë "zbardhur fytyrën" e Turqisë jashtë vendit dhe se përbëjnë fuqinë e butë të vendit.

Zëvendëskryeministri turk njoftoi se Drejtoria e Vakëfeve ende punon mbi 53 projekte në Ballkan, duke shtuar se në tri vitet e fundit, TIKA ka bërë 100 restaurime në sferën ndërkombëtare të objekteve kulturore dhe të fondacioneve.

Çavuşoğlu po ashtu rikujtoi se 30 projekte të restaurimit nga TIKA janë duke vazhduar në Ballkan.

Në mesin e projekteve të TIKA-s në Ballkan, Çavuşoğlu përmendi Xhaminë e Emin Pashës në Prizren, Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, shtëpinë të atit të Mustafa Kemal Ataturkut, Shkollën Ushtarake në Manastir dhe Medresenë Karagoz në Mostar.

Ai tha se ka përfunduar restaurimi i Urës së Drinës, që pranohet si një nga veprat madhështore të arktitektit Sinanit e vitit 1577, duke shtuar se në inaugurimin e saj do të marrë pjesë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.



Lajme të ngjashme