‘Mozarti’ i vogël turk kompozon simfoni

Gazeta “Yeni Şafak” publikon një lajm në faqen e saj kulturore për një talent të rrallë që në të ardhmen do të flitet për të në tërë botën.

‘Mozarti’ i vogël turk kompozon simfoni

Sipas mësuesve të tij, 14-vjeçari Bartu Ëzsoj (Bartu Özsoy) zotëron “veshin për muzikë të Mozartit”.

Duke përfunduar simfoninë e tij të parë, Ai nënshkroi një risi në fushën e muzikës.

Ëzsoj, duke fituar garën e solistëve, të organizuar në rang vendi, në moshën 10 vjeç dha koncertin e parë.

Videon e koncertit që ai dha në Izmir, e pa edhe artisti i orkestrës së Operës dhe Baletit të Parisit si dhe mësimdhënësi i Konservatorit Creteil, profesor Thierry Huchin.

Ëzsoj bën të ditur se kjo i ndryshoi jetën. “Huchin pëlqeu performancën time dhe kërkoi që të më japë mësim në Paris. Familja ime e pranoi këtë. Tani jetojmë në Paris. Unë jam duke marrë mësim në violinë dhe piano nga mësues të ndryshëm” tha emri i talentuar i muzikës klasike, 14-vjeçari Bartu Ëzsoj.    



Lajme të ngjashme