Ura e të dashuruarve në Këln të Gjermanisë

Vënia e një dryni në urë, si simbol i dashurisë së përjetshme, nuk është ndonjë raritet, dhe një nga këto ura është ajo mbi lumin Rajna në qytetin Këln të Gjermanisë.

Ura e të dashuruarve në Këln të Gjermanisë

Vënia e një dryni në urë, si simbol i dashurisë së përjetshme, nuk është ndonjë raritet, dhe një nga këto ura është ajo mbi lumin Rajna në qytetin Këln të Gjermanisë.

Ura hekurudhore Hohenzollern që lidh brigjet e lumit Rajna për dhjetë vite është shndërruar në "Ura e të dashuruarve".

Ky simbol i dashurisë, i gjatë 410 metra, ndodhet pranë katedrales në Këln, e cila është një nga ndërtesat më të rëndësishme në qytet.

Dhjetëra mijëra dryna janë vendosur në pjesën e caktuar për këmbësorët edhe atë në anën përballe binarëve.

Tradita e vënies së drynave filloi dhjetë vjet më parë kur, sipas besimit, çifti i dashuruar vë një dry me dëshirën që dashuria e tyre të zgjaste përjetësisht. Shumë çifte të dashuruara gjatë viteve kanë vendosur të ecin hapave të tyre duke "mbyllur" dashurinë e tyre pikërisht në Hohenzollern.

"Ura e të dashuruarve" është një nga vendet që vizitohet më së shumti nga turistët gjatë qëndrimit të tyre në Këln.

Çiftet që vijnë te ura, me dëshirën që dashuria e tyre të zgjasë pafundësisht, mbyllin një dry në të cilin janë shkruar emrat e tyre dhe pastaj çelësin e hedhin në lum. Ata besojnë se dashuria e tyre do të zgjasë derisa dryni të hapet me çelësin nga lumi.

Ndonëse autoritetet në vitet e para filluan të largonin drynat, pas interesimit të madh të vizitorëve, më vonë u lejua që drynat të mbeten aty.

Kjo urë viteve të fundit ka filluar të zë gjithnjë e më shumë hapësirë në disa broshura dhe udhëzues turistik.



Lajme të ngjashme