Sarkofagu i Herkulit rikthehet në Turqi

I konfiskuar nga autoritetet portuale zvicerane gjatë një kontrolli rutinë të inventarit në vitin 2010, sarkofagu i Herkulit u soll të mërkurën në Turqi me një avion kargo të Linjave Ajrore Turke...

807285
Sarkofagu i Herkulit rikthehet në Turqi

Zbuluar gjatë gërmimeve klandestine në qytetin antik të Pergës, në qytezën Aksu të Antalias dhe kontrabanduar jashtë shtetit rreth 50 vite më parë, sarkofagu i Herkulit është rikthyer tashmë në atdhe.

Ky objekt historik shumë i rëndësishëm, i cili ishte konfiskuar nga autoritetet portuale zvicerane gjatë një kontrolli rutinë të inventarit në vitin 2010, iu dorëzua në Gjenevë zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë.

Pas paketimit e vulosjes, ai u transportua të mërkurën me rrugë tokësore në Cyrih dhe prej atje në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit me një avion kargo të Linjave Ajrore Turke. Ndërsa sot, sarkofagu i Herkulit do të dërgohet përsëri me avion në Antalia, vendin e origjinës, për t’u ekspozuar në muzeun e këtij qyteti.

Sarkofagu i Herkulit, një artefakt i periudhës romake me gjatësi 2,35 metra dhe gjerësi 1,12 metra, daton në shekullin e 2-të p.e.s.



Lajme të ngjashme