Jamie Foxx është gati për rolin e kampionit Tyson

Sipas një burimi anonim të “Sun”, aktori dhe këngëtari amerikan “është parë në palestër së bashku me trajnerin para se të pranonte rolin në film.

10-11/Files/UploadedImages/9657644826miketysonpicgettyimage2484494160.jpg

Jamie Foxx ëshë gati për të interpretuar Mike Tyson, në filmin dedikuar ish boksierit amerikan.

Sipas një burimi anonim të “Sun”, aktori dhe këngëtari amerikan “është parë në palestër së bashku me trajnerin para se të pranonte rolin në film. Ishte i zoti në të gjuajturit me grushta”. Për sa i përket regjisë, disa zëra flasin për prezencën e Martin Scorsese.

Fitues në 2005 i Oskarit për aktorin më të mirë pasi interpretoi Ray Charles në filmin “Ray”, aktori dhe këngëtari 49-vjeçar pranoi të interpretojë në filmin e ri kampionin Tyson, edhe pse, gjithmonë sipas burimit “e di që duhet të përmirësohet nëse do të luajë Mike Tyson”.

Në çdo rast, “Mike e di që ëndrra e Jamie Foxx është që të interpretojë atë, kanë folur shumë për punën në palestër dhe mund ta shoqërojë në përgatitje.

Ish-boksieri ka thënë se “Shumë personave nuk do t’u pëlqejë ajo që kam bërë në jetën time”.

Historia personale e ish-boksierit, është e përbërë nga episode të ndryshme, ndër të cilat arrestimi për nisjen e makinës nën efektin e alkoolit dhe posedim droge në dhjetor 2006, kafshimet e përsëritura në vesh ndaj Evander Holyfield gjatë ndeshjes në 1997, si dhe burgu nga 1992 në 1995 për dhunën seksuale ndaj atëherë 18-vjeçares Desiree Washington.



Lajme të ngjashme